Politike

40 ditë pa parë fëmijët?! Balla humbet sensin e kohës nga karantina, i ‘qan’ hallin ministres, Manastirliu dorë për d

23 Prill 2020, 15:44 Nga DOSJA
40 ditë pa parë fëmijët?! Balla humbet sensin e kohës

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u ka dalë në mbrojtje kolegëve të tij ndaj kritikave të opozitës. Nga karrigia e tij, Balla u ka treguar deputetëve të opozitës sakrificat e dy ministreve të kabinetit në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin.

Balla tha se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nuk po qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për foshnjën e saj, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kishte 40 ditë pa i takuar fëmijët.

“Si ka mundësi që ju thoni që në një vend si Shqipëria ku të gjithë janë bërë bashkë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ku ajo zonja atje, ministrja e Mbrojtjes edhe pse me një fëmijë të vogël, nuk pushon nga mëngjesi në darkë, ku ajo kolegia tjetër ministrja e Shëndetësisë nuk i ka parë fëmijët prej dyzët ditësh. Pa dyshim për të ruajtur protokollin e masave,”-tha Balla.

40 ditë pa i takuar fëmijët! 40 ditë pa i takuar fëmijët?

Mesa duket Balla nuk i ndjek me aq shumë vëmendje daljet publike të kolegëve të tij, pasi ministja Manastirliu të dielën e shkuar doli xhiro në kryeqytet me vajzën e saj. Kjo pasi kryeministri dha leje që nënat me fëmijë mund të dilnin nga shtëpia deri në orën 11:00.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu senacë plenare 23 prill 2020 taulant balla ogerta manastirliu senacë plenare 23 prill 2020 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 13:07

VLORË– Një çift të të moshuarish kanë kërkuar ndihmën e Partisë Demokratike, për të denoncuar faktin që nuk marrin ndihmë mjekësore. Në një postim n...