Politike

PËRPLASJA/ Rama: S’paska ik kush nga Shqipëria, duan rrogat! PD: Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit

23 Prill 2020, 14:33 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ Rama: S’paska ik kush nga Shqipëria, duan rrogat! PD:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi Partisë Demokratike, e cila së fundmi denoncon shumë raste të shqiprtarëve që nuk kanë marrë pagën e luftës nga qeveria dhe nga paketat që janë zyrtarizuar.

Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se para epidemisë, PD-ja shkruante dhe denonconte largimin e shqiptarëve nga vendi dhe faktin që ishin të papunë, ndërsatani, sipas denoncimeve të Opozitës, shumë janë të punësuar dhe presin pagat.

Në fund, kryeministri nuk harron të shtojë edhe ironinë ‘7*7’ që e përdor gjithmonë për t’ju përgjgjur Lulzim Bashës.

Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria #VajMedetPD 7X7?”- shkruan Rama.

Menjëherë pas këtij reagimi ka ardhur edhe përgjgjia e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi shkruan se 750 mijë qytetarë nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga planet ekonomike të qeverisë, ndërsa qindra mijëra të tjerë edhe pse të përfshirë në paketa ende nuk e kanë marrë ndihmën e merituar.

Kur tabelën e shumëzimit e mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender, 1 pronë në bregdet, sa vota të siguron 1 kg heroinë, e ke mendjen të gënjesh për të mbuluar dështimin. Çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderave sekret. Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua. Sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974 386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor. Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë. Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit dhe të papunët. Për të provuar dhimbjen e atyre që skanë marrë ende asnjë lek, nuk ka nevojë për makinë llogaritëse. Duhen vetëm sy, vesh dhe përgjegjshmëri në qeverisje,”-shkruan Bardhi. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim në ambientet e selisë blu, aleatët opozitarë. Pas përfundimit të takimit Koalicioni Opozitar ka dalë në një deklaratë të përbashkët, ku kanë kërkuar që Prokuroria të nisë në mënyrë urgjente hetimin për çdo rast korrupsioni që ka ndodhur dhe është denoncuar gjatë periudhës së emergjencës së Covid-19.

Ndër të tjera, në deklaratë Koalicioni Opozitar bën thirrje për rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike, në mënyrë që askush që është prekur nga kriza, si dhe të mos përjashtohet nga ndihma si dhe për anullimin e menjëhershëm të koncesioneve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 13:07

VLORË– Një çift të të moshuarish kanë kërkuar ndihmën e Partisë Demokratike, për të denoncuar faktin që nuk marrin ndihmë mjekësore. Në një postim n...