Politike

“Burrat, prandaj janë burra e s’janë gra”, Mesila Doda dhe Rudina Hajdari dënojnë deklaratën e Ballës: Po përdor gj

23 Prill 2020, 12:33 Nga DOSJA
“Burrat, prandaj janë burra e s’janë gra”, Mesila

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka përdorut një gjuhë seksiste. Teska ishte dokue folur ai u ndërpre nga Kujtim Gjuzi, i cili po e kundërshtonte, e i thoshte nga vendi se po gënjete për ndihmat që janë shpërndarë në familjet në nevojë.

Balla iu kthyer Gjuzit, duke i thënë se po tregonte të vertetën dhe tha se “burri, prandaj është burrë”, duke shtuar se deputeti i opozitës nuk po mbante fjalën që ia kishte thënë privatisht në telefon.

 “Të lutem, të lutem. Ke pasur, se burrat janë burra e nuk janë gra. Ke pasur zotrote, ke një rast, të rroffshin mustaqet ty. Ke pasur një rast javën e kaluar, më fal po je dhe mashtrues. Ke pasur një rast e të kam informuar dhe me telefon dhe më ke thënë falemindetit. Po burrat, prandaj janë burra. Po më ke thënë falemiderit e më ke thënë të të shkruaja tek numri tjetër”, u shpreh Balla.

Por kjo deklaratë nuk ka kaluar pa vemendjen e deputetes Rudina Hajdari, e cila kërkoi që kjo deklaratë të tërhiqej nga Balla, pasi ishte një gjuhë seksiste. Ajo i bëri thirrja Ballës që të kërkonte falje dhe se ga gra që kanë më shumë burrësi se burrat.

Dua t’i tërheq vëmendjen zotit Balla, i cili pak më parë përdori një gjuhë tepër seksiste. Dua ti kujtoj zotit Balla se ka gra që kanë më shumë burrëri se burrat në këtë Kuvend dhe jashtë Kuvendit dhe ta kesh të qartë. E kuptoj që të humb qetësia ndonjëherë, por të jesh i qartë”, ishte ky reagimi i Hajdarit.

Ndërkohë deklaratën e Ballës e ka dënuar dhe ish-deputetja Mesila Doda. Në një reagim në Facebook, Doda shkruan deklarata e Ballës është një seksizëm i pastër dhe kjo duhet të dënuar.

“Burrat prandaj jane burra e nuk jane gra, thote Taulant Balla… po sikur te kishin burrat zotesine dhe fjalen e mbajtur si grate ne kete vend, ju nuk do ishit sot maxhorance diktatoriale antikushtetuese … Seksizem i paster… burrat as kane patur e as kane cilesi hyjnore e mbi grate dhe kjo fjali e dale nga goja e kryetarit te grupit parlamentar kerkon reagim nga vete grate e ketij grupi parlamentar…”, shkruan Doda.

Deklarata e Ballës është një gjuhë e pastër seksiste dhe diskriminuese për gratë, por kjo u kalua vetëm një reagim nga Hajdari. Të gjitha gratë socialiste, por dhe Gramoz Ruçi që është në krye për t’i mbrojtur të gjithë heshtën, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mesila doda rudina hajdari seance plenare 23 prill 2020 taulant balla mesila doda rudina hajdari seance plenare 23 prill 2020 taulant balla

Sondazh

Poll