Politike

“Po bëni skena xhelozie”, Balla i përgjigjet opozitës: Me Metën s’ka asnjë marëdhënie të re. Ai është Presidenti

23 Prill 2020, 10:39 Nga DOSJA
“Po bëni skena xhelozie”, Balla i përgjigjet

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u është përgjigjur sot akzuave se maxhoranca dhe Presidenti kanë nisurn një stinë të re në marrëdhënien e tyre. Në deklaratën e tij nga Kuvendit, Balla tha se nuk ka snjë një marrëdhënie të re e as të vjetër.

 “Po u shuaj gjithë kureshtjen, për të gjithë ato skena xhelozie. nuk ka asnjë marrëdhenie të re dhe as të vjetër me Ilir Metën. Ai është Presidenti i Republikës, ne jemi shumica qeverisëse. Patjetër që në dobi të hyrjes në fuqi të Kodit Penal kemi komunikuar me institucionin e Presidencës, për të mos humbur kohë, në mënyrë që të hynin në fuqi ndryshimet me Kodin Penal.

Për shkak të këtij komunikimi, Kodi i ri Penal për situatën e pandemisë, hyn menjëherë në fuqi, kështu që ata që thyejnë sigurinë e përbashkët kundrejt Covid ndëshkohen me burg nëse janë përsëritës e nëse veprimet I bëjnë në mënyrë të qëllimshme”, u shpreh ndër të tjera Balla.

Këto deklarata janë bërë sot gjatë seancës plenare, ku Kuvendi ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Disa nga deputetët e opozitës për këtë vendim janë shprehur kundër dhe thanë se është anti-kushtetues. Ndërkohë janë miratuar dhe 11 aktet e tjera të programuara në seancë plenare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta seance plenare 23 prill 2020 taulant balla ilir meta seance plenare 23 prill 2020 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 09:41

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbahsi ka deklaruar së fundmi se  pushteti vendor në vendin tonë fatkeqësisht varet nga qeveria. Sipas tij ...