Politike

Ahmetaj tregon paketën shtesë: Do përfitojnë 22 mijë familje pa asistencë sociale

23 Prill 2020, 10:17 Nga DOSJA
Ahmetaj tregon paketën shtesë: Do përfitojnë 22 mijë

TIRANË– Ministri për Rindërtimin që është  përgjegjës dhe për menaxhimin e situatës së COVID-19. Në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit tha se familjet në nevojë që për arsye të pikëzimit kanë dalë nga mbështetja e asistencës sociale nga viti i kaluar do të ndihmohen nga qeveria shqiptare në këtë kohë të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Ahmetaj shtoi se paketa mbështetëse financiare do të ketë një shtesë, nga të cilët do të përfitojnë afro 22 mijë familje në nevojë.

Sot kryeministri ka vendosur që të avancoi paketën me një shtesë për familjet në nevojë të cilat kanë dalë për arsye të pikëzimit nga viti i kaluar nga mbështetja e asistencës sociale. Dhe janë gati 22 mijë familje në nevojë që përfitojnë”, u shpreh ministri.

Këto deklarata janë bërë sot gjatë seancës plenare, ku Kuvendi ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Disa nga deputetët e opozitës për këtë vendim janë shprehur kundër dhe thanë se është anti-kushtetues. Ndërkohë janë miratuar dhe 11 aktet e tjera të programuara në seancë plenare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj masat kunder covid 19 seance plenare 23 prill 2020 arben ahmetaj masat kunder covid 19 seance plenare 23 prill 2020

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 09:41

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbahsi ka deklaruar së fundmi se  pushteti vendor në vendin tonë fatkeqësisht varet nga qeveria. Sipas tij ...