Politike

Opozita e përçarë, maxhoranca voton në Kuvend zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor

23 Prill 2020, 06:32 Nga DOSJA
Opozita e përçarë, maxhoranca voton në Kuvend zgjatjen e

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar kërkesën e qeverisë dhe ka zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2019. Me votat e maxhorancës dhe disa prej deputëve të opozitës, Shqipëria deri në 23 qershor 2020 do të jetë nën regjimin e gjendjes së fatkqetësisë natyrore për shkak të COVID-19.

Ka qenë ministrja e  Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali e cila ka prezantuar nismën dhe ka thënë se zgjatja është e domosdoshme. Ndërkohë disa nga deputetët e opozitës janë shprehur kundër dhe kanë kërkuar shpjegime nga qeveria për këtë nismë.

Më e ashpër ka qenë deputetja, Rudina Hajdari, e cila listoi një sërë pyetjesh dhe tha se qeveria kërkon zgjatjen vetëm për të plotësuar kërkesat e Edi Ramës, pasi nuk kanë dhënë asnjë shpjegim shkencor apo shëndetësor për këtë situatë.

Po ashtu opozita ka shprehur kundërshimet e saj për rendin e ditës dhe kohën që i ishte dhënë në dispozicion për të folur. Disa deputetë kujtuan dhe seancën e javës së kaluar dhe u shprehën se votimi për ndryshimet e Kodit Penal kanë qenë në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Pas debateve deputetët kanë votuar me anë një proces verbali, ku janë miratuar të gjitha aktet dhe marrëveshjet që ishin parashikuar në rendin e ditës. Seanca e radhë plenare pritet të mbahen të entjen e ardhshme në basë të kalendarit 3 javor të miratuar më herët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjendja e fatkeqesise natyrore masat kunder covid 19 seance plenare 23 prill 2020 gjendja e fatkeqesise natyrore masat kunder covid 19 seance plenare 23 prill 2020

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 09:41

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbahsi ka deklaruar së fundmi se  pushteti vendor në vendin tonë fatkeqësisht varet nga qeveria. Sipas tij ...