Politike

Kreu i VV në shqipëri sfidë të gjithëve: Pata se të flisni për “turizëm patriotik”, dënon grushtin e shtetit që po

23 Prill 2020, 11:41 Nga DOSJA
Kreu i VV në shqipëri sfidë të gjithëve: Pata se

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, me anë të një shkrimi në mediat sociale u bënë një sfidë të gjithë atyre që thonë se Shqipëria e Kosova bëjnë “turizëm patriotik”. Abazi shkruan se thirrja për “turizëm patriotik”, nuk mund të bëhet duke heshtur para grushtit të shtetit që e çon Kosovën në errësirë dhe ia rrezikon demokracinë. Grush shteti ai quan veprimet e Presidentit Thaçi, që e akuzon se ka shkatërruar rendin kushtetues në mes të pandemisë së COVID-19.

“Ftoj Ministrin Blendi Klosi dhe çdo anëtar tjetër të qeverisë, çdo zyrtar qeveritar e çdo parti politike në Shqipëri, çdo gazetar e ekonomist, çdo shoqatë e çdo operator turistik, që para se të kërkojnë “turizëm patriotik” nga Kosova për të shpëtuar turizmin në Shqipëri, të dënojnë një herë publikisht shkatërrimin e rendit kushtetues në Kosovë nga Presidenti Thaçi në mes të pandemisë.

Thirrja për “turizëm patriotik” duke heshtur para grushtit të shtetit që e çon Kosovën në errësirë dhe ia rrezikon demokracinë, ekonominë, shtetësinë dhe territorin është hipokrizi antipatriotike, e cila rëndohet edhe më shumë nga koncesioni me taksa abuzive në Rrugën e Kombit. Mjaft me oportunizëm dhe hipokrizi. Nuk pa paqe e zhvillim pa drejtësi. Ose do biem, ose do ngrihemi bashkë në solidarizim”, shkruan kreu i VV në Shqipëri.

Kujtojmë se në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje është rrëzuar nga qeveria dhe Presidenti i ka dhënë mandatin për formimin e qeverisë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Thaçi ka pritur për disa javë Kurtin për t’i dhënë një emër të ri për t’i dhënë mandatin, por kjo gjë është refuzuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi hashim thaci boiken abazi hashim thaci

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 09:41

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbahsi ka deklaruar së fundmi se  pushteti vendor në vendin tonë fatkeqësisht varet nga qeveria. Sipas tij ...