Politike

“Do e paguani shtrenjt”, Hajdari kërkon shpjegime per zgjatjen e fatkeqësisë natyrore: Vendimi juaj s’ka logjikë

23 Prill 2020, 09:57 Nga DOSJA
“Do e paguani shtrenjt”, Hajdari kërkon shpjegime per zgjatjen

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka kundërshtuar sot vendimin e qeverisë për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyrore me dy muaj. Hajdari tha se ky vendim është marrë nga Edi Rama dhe nuk ka asnjë shpjegim shkencor apo shëndetësor.  Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja kërkoi shpegimet dhe tha se nuk ka asnjë logjikë që të shtohet se gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërkohë që nga ana tjetër po vijohet me lirimin e masave.

Jo thoni dy muaj, por pse jo dy javë, por pse jo 1 muaj sa na lejon afati kushtetues. Pse sot kërkoni një shtyrje të gjendjes, pa treguar asnjë arsyetim shkencor e shëndetësor. Nuk keni dhënë asnjë shkepgim shkencor apo logjik pse keni ndryshuar fashat orare. Por çfarë ndryshon nga dje, në çfarë faze jemi, ksa faze kemi. Tregoni sot dhe dua një shpegim prej jush, duhet të kuptoni që një deputet kërkon llogari pse i merrni këto vendime.

Pse i izoluar shqiptarët me 8 raste dhe doni t’i lironi kur ka mbi 20 raste në ditë. Ju thoni hajde të lirojmë bizneset. Kërkoni që të bëni hapje graduale dhe çfarë  garancie i jepni atyre se epidemia nuk do shtohet. Ku është një shpejgim skencor që ju doni të merrni këto vendime. Si ka mundësi që për vasnitetin e një kryeministri, ju po merrni këto vendimi. Pse u tërhoqët nga nenet nga Konvent a e të Drejtave të Njeriut. Unë po shikoj që gjendja po përkqesëohet, prandaj hajdeni dhe shpjegojeni këtë se do e paguani shumë shtrenjt këtë që po u bëni shqiptarëve sot”, u shpeh Hajdari.

Këto deklarata janë bërë sot gjatë seancës plenare, ku Kuvendi ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Disa nga deputetët e opozitës për këtë vendim janë shprehur kundër dhe thanë se është anti-kushtetues. Ndërkohë janë miratuar dhe 11 aktet e tjera të programuara në seancë plenare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seance plenare 23 prill 2020 rudina hajdari seance plenare 23 prill 2020

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 09:41

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbahsi ka deklaruar së fundmi se  pushteti vendor në vendin tonë fatkeqësisht varet nga qeveria. Sipas tij ...