Politike

“S’po respektohen masat, të ndërpritet seanca”/ Balla: Qeveria të mos pyesë ekspertë që s’marrin vesh për maskat,

23 Prill 2020, 10:01 Nga DOSJA
“S’po respektohen masat, të ndërpritet seanca”/

Tiranë- Në seancën e sotme plenare, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se deputetët nuk po respektojnë masat për COVID-19 dhe se seanca duhet të ndërpritet. Balla theksoi më tej se gjendja e fatkeqësisë natyrore duhet të zgjatet pasi nurmi i të infektuarve po rritet nga dita në ditë. Ai i bëri thirrje qeverisë  që të mos pyesë ekspertë që s’marrin vesh për maskat, por të marrë modelet më të mira për këtë situatë.

“Duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi jeta e njerëzve është në rrezik. Kuvendi po jep shembullin më të keq për masat, po të vazhdojë kështu duhet të ndëpritet. Asnjë masë nuk është respektuar. Ne sot duhet të ishim shembull, nuk është çështje mode dhe kombimi maska, por është detyrim që duhet të përdoret nga të gjithë. Edhe vendet e huaja kanë rekomanduar vendosjen e maskës në publik. Sa kohë që Gjermania miratoi përdorimin e maskës në çdo ambient publik, e nxis qeverinë të mos konsultohet me ndonjë ekspert që nuk merr vesh fare nga kjo punë, por të marrë modelet më të mira dhe përdorimi i maskave në publik të jetë domosdoshmëri, të mos bëhemi shpërndarës të armikut.  Meqë ca deputetë u shqetësua për zgjatjen e fatkeqësisë natyrore, sot kemi 29 raste të reja. Gjoni ju thatë që nuk është gjë e madhe që kemi 27 jetë humbura.  Unë them që për mua edhe një jetë e humbur është shumë. Merrni në telefon Alimadhin dhe do ju tregojë ai si është gjendja kur preksesh nga covid dhe pastaj hajd hidhni dëngla këtu.”, u shpreh Balla. 

Këto deklarata janë bërë sot teksa Kuvendi miratoi zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Disa nga deputetët e opozitës u shprehën kundër për këtë vendim. Ndërkohë u miratuan dhe 11 aktet e tjera të programuara në seancë plenare.

 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 23 prill 2020 taulant balla seance plenare 23 prill 2020 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 09:41

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbahsi ka deklaruar së fundmi se  pushteti vendor në vendin tonë fatkeqësisht varet nga qeveria. Sipas tij ...