Politike

A po kaloni një periudhë dashurie me Ramën? Meta: Theksi të mangësitë nuk është rruga e duhur, duhet bashkëpunim dhe me

22 Prill 2020, 20:50 Nga DOSJA
A po kaloni një periudhë dashurie me Ramën? Meta: Theksi të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se mes tij dhe kryeministri Edi Rama ka një bashkëpunim në kuadër të situatës së pandemisë së Covid-19.

Në një lidhje me Skype, në emisionin “Opinion”, Meta u shpreh nëse mes tij dhe Ramës është një periudhë dashurie, dhe Presidenti tha se bëhet fjalë thjesht për një bahskëpunim.

Unë nuk do të doja të flisja për dashuri në kohë pandemie, apo në kohë të vështira. Bëhet fjala për një ushtrim tërësisht të përgjegjshëm të përgjegjësie të mia si kryetar shteti. Shqetësimet dhe vërejtjet që kam pasur i kam bërë publike dhe jo publike, por nëpërmjet komunikimeve me institucioneve. Nuk mendoj se rruga më e mirë për të ndihmuar në adresimin e problemeve, është të vendosim theksin tek ato mangësi që janë. Duhet të përcjellim edhe mesazhe pozitive,”- tha Meta. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll