Lutfi Haziri: Nëse më kërkohet të jem kryeministër, kam disa kushte
22 Prill 2020, 18:46Nga DOSJA
KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se ka disa kushte në rast se i kërkohet që të jetë kryeministri i ri i Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Në një përgjigje për Gazetën Express, Haziri ka deklaruar se në rast se në parti i kërkohet që të pranojë të jetë i mandatuari për kryeministër, ka disa kushte, megjithatë s’ka pranuar të tregojë detaje se për çfarë kushte e ka fjalën.
“Unë kam kushte nëse më propozojnë” ka deklaruar nënkryetari i LDK’së, sot gjatë ditës për gazetën. Deri më tani Haziri ka shtuar se partia e ka përzgjedhur kreun e LDK’së, Isa Mustafën për mandatar. Megjithatë, Mustafa ende nuk e ka pranuar këtë propozim të partisë.
Nëse Mustafa nuk pranon që të jetë kryeministër, atëherë ai do të zgjedhë dikë nga partia. Për këtë çështje nesër do të mblidhet kryesia e Lidhjes Demokratike. Mustafa i pyetur nga mediat, nuk është përgjigjur nëse e përjashton mundësinë për të qenë i nominuar. Ai ka thënë se pas mbledhjes së nesërme, do të njoftohen mediat e se vetë ka disa çështje personale.
“Para së gjithash duhet ta them në organet e LDK’së. Atje ne ta përfundojmë këtë dhe vullneti që del nga LDK’ja. Unë i kam disa çështje të miat personale për të cilat jam I kujdesshëm dhe dëshiroj që zgjedhja dhe përcaktimi për mandatarin të jetë në vullnetin e plotë të LDK’së”, ka thënë Mustafa.
BRITANI- Edhe pse në kohë pandemia bandat kriminale nuk i hiqen zanatit.Së fundmi në Britani është kapur nga kamerat momenti kur një bandë e armatosur ka qëllua...
KOSOVË– Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për rolin...
KOSOVË– Mikrobiologu, Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se epid...
BRITANI E MADHE- Kur lajmet për vaksinat dhe testet e reja të mundshme për Covid-19 të zhvilluara nga laboratorët në të gjithë botën, janë lajme që po raportoh...
TAILANDË– Pandemia e Covid-19 ka mbërthyer botën duke mos kursyer as fëmijët.Mirëpo fatmirësisht mesa duket të vegjlit kanë një imunitet të fortë saqë arri...
AMERIKË-Presidenti Donald Trump përshëndeti të mërkurën hapat e ndërmarra nga një pjesë e vogël shtetesh amerikane me guvernatorë republikanë për të nisur ...
GJERMANI– 41 viktima janë rregjistruar ditën e sotme në Gjermani dhe në krahasim me ditën e djeshmë numri i jetëve të humbura ka rënë ndjeshëm pasi dje janë rr...
BRAZIL– Koronavirusi është përhapur ndjeshëm në Brazil, duke bërë që edhe numri i viktimave të rritet ndjeshëm.Sikurse ndodhi edhe në SHBA, tashmë edhe autorit...
ITALI– Ekspertë dhe shkecëtarë të ndryshëm po punojnë çdo ditë e më tepër për vaksinën kundër virusit por edhe për simptomat apo për karakteristikat e vi...