Bota

Trondit studimi amerikan: Ilaçi kundër malarias që rekomandoi Trump, vret njerëz

22 Prill 2020, 18:10 Nga DOSJA
Trondit studimi amerikan: Ilaçi kundër malarias që rekomandoi

AMERIKË- Prej disa javësh, Donald Trump po rekomandon që të përdoret me patjetër ilaçi kundër malaries  si një mënyrë e mundshme e trajtimit të koronavirusit.

Por një  studim që u realizua në spitalet e veteranëve amerikanë zbuloi se jo vetëm që nuk kishte përfitim, por kishte më shumë vdekje në mesin e atyre që merrnin ilaçin, në krahasim me ata që u morën kujdesin normal.

Studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të 368 veteranëve meshkuj të cilët kishin qenë të shtruar në qendrat mjekësore të Administratës Shëndetësore të Veteranëve, dhe tashmë kishin humbur jetën.

Rreth 28% personave të cilëve iu dha hidroksilklorina plus kujdesi i zakonshëm vdiqën përkundrejt 11% të atyre që marrin vetëm kujdesin rutinë. Rreth 22% e atyre që morën ilaçin plus azitromicin, gjithashtu vdiqën.

Sipas studimin ‘Hydroksilklorina’ nuk ndihmon në lehtësimin e frymëmarrjes së të infektuarve. Studiuesit nuk nuk vunë re efektet anësore, por vunë në dukje se hidroksilklorina mund të ketë dëmtuar organe të tjera.

Burimi:Metro

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne amerike donald trump koronavirusi ne amerike

Sondazh

Poll