Bota

Brazili si New Yorku, hapen varreza masive për viktimat e COVID-19 (VIDEO)

22 Prill 2020, 17:07 Nga DOSJA
Brazili si New Yorku, hapen varreza masive për viktimat e COVID-19 (VIDEO)

BRAZIL– Koronavirusi është përhapur ndjeshëm në Brazil, duke bërë që edhe  numri i viktimave të rritet ndjeshëm.

Sikurse ndodhi edhe në SHBA, tashmë edhe autoritetet në Brazil po përballen me problemin e hapësirës për varreza.

Mediat e huaja kanë treguar sesi punonjësit brazilianë hapin me ekskavatorë varreza masive, për t’i futur trupat e pajetë të  COVID-19.

Në këto pamje shihen punonjësit që hapin varre masive me ekskavatorë në zonën e Manaus, ku do të varrosen persona që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Si shkak i numrit të lartë të viktimave që po rritet çdo ditë e më tepër, autoritetet braziliane kanë urdhëruar hapjen e varrezave masive nëpër të cilat do të futen trupat e pajetë të viktimave të koronavirusit.

Deri më tani Brazili numëron 43.592 të infektuar nga koronavirusi, ndërsa  janë rregjistruar  2,769 vdekje që prej fillimit të shpërthimit.

181,052 viktima, 2,592,234 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,967 dhe rezultojnë të infektuar 820,600 të tjerë. Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25.085 dhe në Spanjë 21,717 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: RT 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll