Bota

‘Ballkani’/ Lajcak falenderon Ramën: Shqipëria rol konstruktiv në rajon dhe dialogun e drejtuar nga BE

22 Prill 2020, 18:06 Nga DOSJA
‘Ballkani’/ Lajcak falenderon Ramën: Shqipëria rol

KOSOVË– Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për rolin që Shqipëria ka pasur në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me anë të një statusi në Twitter, Lajcak shkruan se Shqipëria në rajon ka luajtur një rol pozitiv dhe ka qënë një faktor stabilizues.

“Falenderova Kryeministrin Edi Ramën për mbështetjen e vazhdueshme dhe konstruktive të Shqipërisë në lidhje me dialogun e drejtuar nga BE në rajon. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në forcimin e besimit midis lojtarëve në rajon. Vetëm një proces i koordinuar do të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit,”- shkruan Lajcak.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni miroslav lajčák miroslav lajčák

Sondazh

Poll