Bota

Ulen rastet e reja dhe vdekjet në Gjermani/ 41 viktima dhe 591 të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

22 Prill 2020, 17:12 Nga DOSJA
Ulen rastet e reja dhe vdekjet në Gjermani/ 41 viktima dhe 591 të

GJERMANI– 41 viktima janë rregjistruar ditën e sotme në Gjermani dhe në krahasim me ditën  e djeshmë numri i jetëve të humbura ka rënë ndjeshëm pasi dje janë rregjistruar 224 persona.

Sipas autoriteteve shëndetësore deri më tani në vend janë regjistruar 5,086 viktima. Ndërkohë mediat vendase kanë bërë më dije se gjatë 24-orëve janë infektuar me sëmudjen vdekjeprurëse 591 pacientë dhe në total numri i të prekurve ka shkuar në 149,044 persona. Në krahasim me ditën e djeshme edhe numri i rasteve të reja ka rënë pasi dje janë raportuar 1,388 persona të prekur nga Covid-19.

Po ashtu mediat kanë reportuar se deri më tani janë  shëruar 95,200 persona dhe në gjendje kritike për jetën janë janë 2,889 pacientë.

181,052 viktima, 2,592,234 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,967 dhe rezultojnë të infektuar 820,600 të tjerë. Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25.085 dhe në Spanjë 21,717 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi;Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll