Bota

“Një pjesë e enigmës!” Studimi italian: COVID-19 fshihet në lotët e të infektuarëve me virus

22 Prill 2020, 16:48 Nga DOSJA
“Një pjesë e enigmës!” Studimi italian: COVID-19

ITALI– Ekspertë dhe shkecëtarë të ndryshëm po punojnë çdo ditë e më tepër për vaksinën kundër virusit por edhe për simptomat apo për karakteristikat e virusit.  Një studim i fundit nga ekspertët italianë ka zbuluar se Covid-19 fshihet në lotët e të sëmurëve edhe pasi pacienti ka rezultuar negativ.

 “Sars-Cov-2, përgjegjës për pandeminë Covid-19, është gjithashtu aktiv në lotët dhe sekretimet e syve të pacientëve pozitiv me koronavirus.”-  kështu thotë hulumtimi i  rëndësishëm që është botuar sëfundmi.

Ky hulumtim është realizuar nga studiues të Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive Spallanzani të Romës.

Duke u nisur nga një tampon i syve i marrë për tre ditë me rradhë, pasi pacienti është shtruar në spital  për Covid-19, në fund të janarit dhe që kishte konjunktivit bilateral, studiuesit arritën të izolojnë virusin, duke demonstruar kështu që, përveçse në sistemin e frymëmarrjes ai gjendet edhe në lotët e personit të infektuar që rrjedhimisht do mund të infektojë edhe të tjerë.

Një zbulim i tillë ka implikime të rëndësishme edhe për sa i përket shëndetit publik, aq sa rezultati iu raportua edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ky hulumtim tregon se sytë nuk janë vetëm një nga portat e virusit në trup, por edhe një burim i mundshëm i infektimit. Nevoja për përdorimin e duhur të pajisjeve mbrojtëse në situata, të tilla si ekzaminimet okulistike, është domosdoshmëri.”- tha Concetta Castilletti, drejtuese e njësisë operative të viruseve në zhvillim e Laboratorit të Virologjisë Spallanzani.

Hulumtimi në Laboratorin e Virologjisë Spallanzani gjithashtu theksoi se lotët në sy mund të jenë pozitive, pra të mbartura me koronavirus, edhe kur mostrat e marra përmes frymëmarrjes nuk tregojnë më gjurmë të virusit. Pikërisht në këtë studim u zbulua se kur testi i frymëmarrjes ishte negativ, mostrat e marra nga loti i syve ishin pozitiv me Covid-19, pas 27 ditësh.

Megjithatë duhen studime të tjera më të detajuara për të verifikuar se sa kohë virusi vazhdon të jetë aktiv dhe potencialisht infektiv në lot.

“Zbulimi i studiuesve tanë është një pjesë tjetër e vogël e enigmës së ndërlikuar të këtij koronavirusi.”– thotë Marta Branca, menaxhere e përgjithshme e Institutit Spallanzani.

181,052 viktima, 2,592,234 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,967 dhe rezultojnë të infektuar 820,600 të tjerë. Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25.085 dhe në Spanjë 21,717 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: statoquotidiano

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll