Bota

Ndodh mrekullia në Tailandë, shërohet foshnja 1 muajshe e prekur nga Covid-19

22 Prill 2020, 17:42 Nga DOSJA
Ndodh mrekullia në Tailandë, shërohet foshnja 1 muajshe e prekur

TAILANDË– Pandemia e Covid-19 ka mbërthyer botën duke mos kursyer as fëmijët.

Mirëpo fatmirësisht mesa duket të vegjlit kanë një imunitet të fortë saqë arrijnë që ta mposhtin virusin. I tillë është rasti i një foshnje 1 muajshe në Tajlandë e cila ja ka dalë që t’i bëjë ballë kësaj ‘lufte’.

Këtë e kanë bërë me dije vetë mjekët në spitalin ku ndodhej foshnja të cilët kanë treguar edhe strategjinë që kanë përdorur për të shëruar vajzën.

 “Strategjia e përdorur për të trajtuar këtë fëmijë ishte t’i jepja atij ilaçe për 10 ditë. Ne bënim një kontroll shëndetësor mbi të çdo ditë dhe pas tre apo pesë ditësh radiografitë na konfirmuan shenjat e shërimit gradual. Për fat të mirë mundëm ta zbulojmë që herët pneumoninë e tij,” tregon një nga mjekët pediatër.

Mjekët thonë se më e vështirë ishte të gjeje ilaçet për të mjekuar një foshnjë, pasi nuk lejohet që të konsumojë të njëjtat medikamente me të rriturit.

Burimi:ottawasun

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne tailande koronavirusi ne tailande

Sondazh

Poll