Politike

22 Prill 2020, 10:58 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konfrencë për mediat, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe u pyetur nëse Rama ka marrë shumë pushtet gjatë pandemisë. Meta iu shmang pyetjes dhe tha se sot shqetësimi i tij i parë, në këtë situatë të jashtëzakonshme është vetëm shëndeti i qytetarëve, por dhe ekonomia e vendit.

Shqetësmi im por besoj edhe juaji është shëndeti i cdo qytetari dhe i ekonomisë sonë, se nga kjo varet shëndeti i ekonomisë personale dhe I cdo familjeje. Kjo nuk është koha për të përdorur apo keqpërdorur cilido një krizë të tillë për qëllime pushteti, do të ishte e papërgjegjshme për secilin që do te përdorte apo keqpërdorte”- tha Meta.

Këto deklarata Presidenti i bëri gjatë një konference ku njoftoi dekretimin e ndryshimeve në Kodin Penal. Meta tha se ndryshimet ishin të nevojshme dhe duhet dënuar ai që përhap me qëllim virusin. Në deklaratë Presidfenti u shpreh se ishte i kënaqur me masat e qeverisë. Ai komentoi përhapjen e COVID-19 në fasonëritë në Krujë dhe Kurbin dhe bëri thirrje për respektimin e masave. Ndërkohë nuk preferoi të komentonte nismën për amnistinë fiskale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta meta 22 prill 2020 edi rama ilir meta meta 22 prill 2020

Sondazh

Poll