Politike

Meta kërkon shtim të masave nga qeveria: Autoritetet shëndetësore vendosin se kush do karantinohet tek Kovaleshenca

22 Prill 2020, 10:43 Nga DOSJA
Meta kërkon shtim të masave nga qeveria: Autoritetet

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka kërkuar nga qeveria që të marë masa të tjera dhe të shikojë mundësinë për të hapur vende akomuduese për emigratët që riadhesohen gjatë pandemisë. Në një deklaratë për mediat, Kreu i Shtetit tha se Kovaleshenca në Durrës është në kushte optimale, por shtoi se vendosin autoritet shëndetëosre se kush do të strehohet aty.

Qeveria ka amrrë disa masa, por duhet të marrë dhe më shumë, kjo në varësi të rrethanave. Shpresoj që të merren masa më të plota. Për sa i përket strehimit të emigrantëve. nuk mund të them se ku duhet të vendosen, por kushtet në Koveleshencë janë optimale. Por se kush duhet të qëndrojë atje, nuk e di unë por i takon autoritete shëndetësore”, shtoi Meta.

Më tej Presidenti komentoi dhe terheqjen e Shqipërisë nga disa nene të Koventës për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut, ku shtoi se kjo është një praktikë që ndiqet nga të gjithë vendet në situata të jashtëzakonshme.  

Lidhur me çështjen e Konventës, është një praktikë që njihet nga Këshilli i Evropës, kur në raste madhore një vend anëtarë merr vendime të tilla. KE ka bërë me dije se nuk duhet abauzar me situata të tilla, për të dëmtuar parimet kushtetuese dhe për të cënaur të drejtat”, tha Meta.

Këto deklarata Presidenti i bëri gjatë një konference ku njoftoi dekretimin e ndryshimeve në Kodin Penal. Meta tha se ndryshimet ishin të nevojshme dhe duhet dënuar ai që përhap me qëllim virusin. Në deklaratë Presidfenti u shpreh se ishte i kënaqur me masat e qeverisë. Ai komentoi përhapjen e COVID-19 në fasonëritë në Krujë dhe Kurbin dhe bëri thirrje për respektimin e masave. Ndërkohë nuk preferoi të komentonte nismën për amnistinë fiskale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kovaleshenca ne durres masat kunder covid 19 meta 22 prill 2020 operacioni i riatdhesimit ilir meta kovaleshenca ne durres masat kunder covid 19 meta 22 prill 2020 operacioni i riatdhesimit

Sondazh

Poll