Bota

Imuniteti i tufës/ Nga 1 maji, një në tre banorë do të infektohen në Stokholm të Suedisë

22 Prill 2020, 13:47 Nga DOSJA
Imuniteti i tufës/ Nga 1 maji, një në tre banorë do të

SUEDI– Bota “vlon” me artikuj dhe anliza për strategjinë e suksesshme që  po ndjek Suedia, por pavarësisht kritikave  Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik ka vijuar me planin e saj të butë ndaj pandemisë, pa izoluar  qytetarët dhe duke i lënë ata të  punojnë apo edhe të fekuentojnë restorantet dhe baret.

Ndërkohë  Agjensia Suedeze ka njoftuar se deri më 1 maj, një e treta e popullsisë së rajonit të Stokholmit do të jetë infektuar nga koronavirusi, ku me një përllogaritje afro 600 mijë njerëz rrezikohen  nga Covid -19. Por deri më tani në Suedi janë rregjistruar rreth 6 mijë të infektuar prej fillimit  të shpërthimit

Ulja e rasteve të reja

Suedia ka shënuar dje të paktën 194 raste të reja me Covid-19, më pak se gjysma e një dite më parë, dhe gati një e treta e mesatares së javës së kaluar. Kjo rënie e theksuar sidomos në kryeqytetin e Suedisë, që është edhe vatra e shpërthimit të virusit ku baret dhe restorantet kanë qenë gjithmonë të hapura edhe për Pashkë.

Imuniteti i tufës

Nëse do të ndodhte vërtet imuniteti i tufës, skenari i parashikuar nga Anders Tegnell, epidemiologu në krye të Agjencisë, do të materializohej ku sipas analizës së tij, arritja  e imunitetit të tufës mund të ndodh muajin maj. Por nëse ndodh kjo do të jetë për Suedinë një mënyrë që të shmangë pasojat ekonomike, siç ka bërë koronavirusi nëpjesën tjetër të  globit.

Metoda e Suedisë

“Si në të gjitha vendet e tjera ne synojmë të rrafshojmë kurbën duke ngadalësuar përhapjen e infeksionit sa më shumë që të jetë e mundur, përndryshe sistemi shëndetësor rrezikon të shembet. Por kjo nuk është një sëmundje që mund të ndalet ose zhduket, të paktën derisa të prodhohet një vaksinë efektive. Duhet të gjejmë zgjidhje afatgjata që e mbajnë epideminë në një nivel të pranueshëm.”- tha Anders Tegnell

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi:  Forbes 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll