Bota

Thaçi letër Kurtit: Nuk e shfrytëzove mundësinë për krijimin e qeverisë, do konsultohem me liderët e partive të tjera

22 Prill 2020, 13:43 Nga DOSJA
Thaçi letër Kurtit: Nuk e shfrytëzove mundësinë

KOSOVË– Presidenti Hashim ThaÇi ka njoftuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për formimin e Qeverisë, duke u konsultuar me liderët e partive të tjera.

Në letrën e publikuar nga Gazeta Ekspres, Thaçi i shkruan Kurtit se ky i fundit nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për krijimin e qeverisë dhe se për këtë arsye do të nisë konsultimet me liderët e partive të tjera.

“Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë, në pajtim me Vendiin e Komisionit Qendror Zgjedhorpër certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

Presidenti Thaci gjatë fundjavës së shkuar ka paralajmëruar se këto ditë do të ndërmarrë veprime për mandatimin e një kandidati që do të formojë Qeverinë e re, përderisa Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, nuk ka dërguar asnjë emër për mandatar, pas rrëzimit të Albin Kurtit.

LDK nga ana tjetër po vazhdon përgatitjet e saj për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë dhe lideri Isa Mustafa ka zhvilluar një takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Pikërisht, në fokur të këtij takimi, mësohet të ketë qenë edhe çështja e formimit të Qeverisë.

Ndërsa në orën 16:00, Thaçi i ka ftuar të gjitha partitë për konsultim. nuk dihet nëse Kurti do të jetë prezent.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci kosove albin kurti hashim thaci kosove

Sondazh

Poll