Bota

“Do nis kunsultimet me partitë”, Thaçi letër Kurti: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e qeverisë

22 Prill 2020, 13:26 Nga DOSJA
“Do nis kunsultimet me partitë”, Thaçi letër Kurti:

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, përmes një letre ka njoftuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për formimin e Qeverisë, dhe do të fillojë konsultim me liderët e partive të tjera.

Thaçi në letrën e tij shkruan se Kurti e ka humbur mudnësinë për t’i dërguar një emër për kryeministrin e ri, ndaj dhe ka marrë këtë vendim. “Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë, në pajtim me Vendiin e Komisionit Qendror Zgjedhorpër certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

Më herët Thaci, gjatë fundjavës së shkua,  ka paralajmëruar se do të ndërmerrte veprime për mandatimin e një kandidat që do ta formojë Qeverinë e re, derisa Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, nuk ka dërguar asnjë emër për mandatar, pas rrëzimit të Albin Kurtit me mocion mosbesimi.

LDK nga ana tjetër po vazhdon përgatitjet e saj për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka takuar sot liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe mësohet se kanë diskutuar për qeverinë e re.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll