Aktualitet

Zbulohet raporti, pse nuk u godit korrupsioni gjatë vitit 2019: Shkak gabimet drejtëshkrimore!

22 Prill 2020, 07:27 Nga DOSJA
Zbulohet raporti, pse nuk u godit korrupsioni gjatë vitit 2019: Shkak

TIRANË- Qeveria shqiptare ka hartuar një strategji 5-vjeçare për të goditur korrupsionin në administratën publike. Edhe pse prej 5 vitesh kjo strategji është në zyrat e shteti, niveli  i goditjes së korrupsionit ka qenë i ulët.

Në një raport të vetë qeverisë shkruhet se korrupsioni nuk është goditur, pasi kanë qenë problematike denoncimet nga qytetarët e kanë pasur gabime të shumë drejtshkrimore e ka pasur fraza të pakuptimta.

Problematikë e rëndësishme është cilësia e kontributeve, të cilat janë raportuar pjesërisht, me gabime të shumta drejtshkrimore dhe hartime frazash të pakuptimtë, mos kuptimi dhe mos raportimi për arritjen e indikatorëve, ku shpesh janë ri-kthyer për t`u plotësuar sipas kërkesave dhe në përputhje me formatin e Planit të Veprimit. Problematikë mbetet edhe për këtë periudhë vonesa e institucioneve për të raportuar brenda afatit të kërkuar (duke tejkaluar periudhën e raportimit), të cilat ndikojnë drejtëpërsëdrejti në kohën e hartimit të Raporteve të Monitorimit.

Mosdërgimi i informacionit mbi disbursimin financiar për aktivitetet e parashikuara në SNKK (nga një pjesë e institucioneve), të cilat ndikojnë në pasqyrimin jo real të kostove për zbatimin e Strategjisë. Mosdërgimi i informacionit mbi disbursimin financiar për aktivitetet e parashikuara në SNKK të mbuluara nga donatorët (nga një pjesë e institucioneve), të cilat ndikojnë në pasqyrimin jo real të kostove. Gjatë fazës së monitorimit është vënë re një numër i madh pikash kontakti, të cilat kanë raportuar për aktivitete të veçanta të Planit të Veprimit, duke mos u koordinuar brenda institucionit raportues në mënyrë që të dërgohej pranë MD-së një raportim i plotë mbi të gjitha aktivitetet respektive të institucionit përgjegjës”, thkesohet në raport.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korrupsoni ne shqiperi strategjia anti-korrupsion korrupsoni ne shqiperi strategjia anti-korrupsion

Sondazh

Poll