Aktualitet

Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë, Policia: Ishte pjesë e sherrit ku u plagos një person

22 Prill 2020, 07:00 Nga DOSJA
Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë, Policia: Ishte pjesë e

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 36-vjeçar, i cili akuzohet se para disa ditësh është përfshirë në një sherr në rrugën Orikum-Radhimë. Sipas informacioneve mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E. Sh., i cili akuzohet se në bashkë punim me një tjetër kanë plagosur me armë shtetasin D.K.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni i koduar “Bashkëpunimi”. Operacioni, nga Sektori për Krimet ndaj Personit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë. Falë bashkëpunimit me qytetarët vihet në pranga 36-vjeçari i kërkuar për ngjarjen e 8 prillit 2020.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën, duke finalizuar me sukses operacionin “Bashkëpunimi”, për kapjen dhe ndalimit e shtetasit: E. Sh., 36 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë.

Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e implikuar në ngjarjen e ndodhur më 8 prill, në aksin rrugor Radhimë-Orikum, ku në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur lehtë me armë zjarri shtetasin D. K. Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Sherri ka ndodhur në 8 prill në aksin rrugor Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës”, ku u plagos 32-vjeçari me iniciale D.K. Policia sqaroi se 32-vjeçari është goditur me sende të forta dhe ndodhet jashtë rrezilkut për jetën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36-vjeçari në vlore policia vlore sherri ne vlore arrestohet 36-vjeçari në vlore policia vlore sherri ne vlore

Sondazh

Poll