Aktualitet

Shkon në 28 numri i të infektuarve në Kurbin, gjatë orëve të fundit rezultoi i prekur me COVID-19 një tjetër person

22 Prill 2020, 06:16 Nga DOSJA
Shkon në 28 numri i të infektuarve në Kurbin, gjatë

Kubin- Rritet numri i të infektuarve në Kurbin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit është konfirmuar me COVID-19 një tjetër person.Mësohet se personi i infektuar është punonjës i një fasonerie në Krujë.  Numri total i të infektuarve në Kurbin ka shkuar në 28.

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 609, ndërkohë kanë humbur jetën 26 persona. Ndërsa, betejën me COVID-19  e kanë fituar 345 qytetarë. Sipas ministrisë, ditën e djeshme harta u zgjerua me 17 raste në Krujë dhe 8 raste në Kurbin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 32 pacientë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll