Aktualitet

Tregtarët e tregut industrial të Beratit në protestë: Duam pagën e luftës, nuk kemi para për të mbajtur familjen

22 Prill 2020, 08:20 Nga DOSJA
Tregtarët e tregut industrial të Beratit në protestë: Duam

Berat- Tregtarët e tregut industrial të Beratit janë duke protestuar sot para Bashkisë, pasi kërkojnë pagën e luftës.  Ata shprehen që prej 12 marsit kanë mbyllur bizneset e tyre dhe se nuk kanë me çfarë të mbajnë familjen.

“Kemi që prej datës 12 mars që kemi ulur qepenat, taksat të papaguara, siguracione të paguara, kërkojmë që të na jepet paga e luftës. Nuk kemi me para për të mbajtur familjen. Kërkojmë pagën e luftës, jemi mes katër rrugëve”, është shprehur një tregtar. 

Ndërsa një tjetër shprehet: I vetmi burim jetesë është tregu, se punojmë burrë e grua. S’na kanë thënë gjë se kur mund të hapet tregu Është hera e dytë që kërkojmë nga bashkia se jemi mes katër rrugëve. Që nga data 12 mars është mbyllur tregu dhe për ne nuk do t’ia dijë as administratori, as bashkia. Ne duam vetëm pagën e luftës që na premtoi kryeministri, i cili na urdhëroi të ulnim qepenat. Ne duam të mbajmë familjen. Ku t’i gjejmë të ardhurat, të dal të vjedh. Dua pagën e luftës. Ne po presim kryetarin e bashkisë, administratorin, e kush e drejton atë treg.Unë kam marrë leje një orë e gjysmë që kam ardhur këtu, e si mund të shkoj në treg. Taksat ndërkohë i kemi paguar të gjitha”.

Po kështu, një tretare grua shprehet se qeveria i ka lë në në mëshirë të fatit.
“Puna është mbyllur me urdhër të qeverisë, tani na kanë lënë në mëshirë të fatit. Kjo jo për fajin tonë, por për fajin e bashkisë e cila nuk na ka pajisur me një numër nipti apo siguracione, por ama nuk jemi në të zezë, se i paguajmë taksa bashkisë. Sa mirë zotërinjtë për votime vijnë e na gjejnë derën, sot na e mbyllin derën”, shprehet ajo.

Një ditë më parë protestuan në Vlorë, tregtarët e tregut të Orizit, ku kërkuan pagën e luftës. Tregu pranë ish-fabrikës së orizit në Vlorë është mbyllur javën e shkuar dhe pas një inspektimi të AKU dhe ISHSH Vlorë dhe me një vendim të komisionit të Mbrojtes Civile në kushtet e pandemisë, pasi sipas tyre nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitaire.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tregtarët e beratit në protestë tregtarët e beratit në protestë

Sondazh

Poll