Bota

Ulen rastet e reja në Itali/ Vdesin 534 pacientë në 24 orët e fundit, shkon në 24.648 numri i të vdekurve nga COVID-19

21 Prill 2020, 16:06 Nga DOSJA
Ulen rastet e reja në Itali/ Vdesin 534 pacientë në 24 orët

ITALI–  Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 534  viktima nga koronavirusi, duke e çuar në  24.648 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 2,729 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë 183,957 të infektuar në total.

Sot është parë një rritje e numrit të viktimave, sepse ditën e djeshme Italia rregjistroi të paktën 454 të vdekur nga virusi. Megjithatë situata po shkon drejt përmirësimit sepse kanë rënë si numri  i viktimave ashtu edhe ai i të infektuarëve. Sot është ulur sërish numri i rasteve të reja me  Covid-19  në  Itali,  ku janë shënuar  2,729 të infektuar.

Dy ditë më parë një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa dje në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi është parë që dhomat e urgjencës janë boshatisur.

Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Burimi: Corriere.it

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll