Bota

Nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, 35-vjeçari nga Selaniku humb jetën nga koronavirusi/ Shkon në 119 numri i viktimave

21 Prill 2020, 14:43 Nga DOSJA
Nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, 35-vjeçari nga

GREQI- Një tjetër viktimë është shënuar nga koronavirusi në Greqi, duke e çuar totalin e jetëve të humbura në 119. Mësohet se viktima është një 35-vjeçar nga Selaniku, i cili nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Greqi ka shkuar në 2,245 edhe pse masat për parandalimin e infektimit janë marrë.

Shkollat, baret e restorantet dhe çdo vend tjetër ku mblidhen më shumë se 10 njeërz  janë të mbyllura prej më shumë se një muaji. Gjithashtu Greqia ka njoftuar se bllokimi  fluturimeve do të shtyhet deri më 15 maj, me vende ku koronavirusi ka shënuar më shumë raste duke përmendur Italinë, Francën, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

170,498 viktima, 2,483,113 të infektuar dhe 652,552 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 42,518 persona dhe 792,938 janë të prekur nga COVID-19. COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,114 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 20,852 viktima.

Burimi:.newsbeast.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2020, 14:02

AUSTRI – Mediat e huaja kanë raportuar se autoritetet austriake kanë konfirmuar lehtësimin e masave dhe rihapjen e vendit më parë se çdo vend tjetër i Ev...