Bota

Infektohen 150 persona nga Covid-19, në institucionin e refugjatëve në Kranidi të Greqisë

21 Prill 2020, 14:24 Nga DOSJA
Infektohen 150 persona nga Covid-19, në institucionin e refugjatëve

GREQI– Të paktën 150 refugjatë që jetojnë në një strukturë akomodimi në qytetin Kranidi, në jug të Greqisë, janë prekur nga koronavirusi, kanë shkruar mediat vendase

Objekti, një hotel i marrë me qira nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pret rreth 470 migrantë dhe refugjatë që të gjithë vijnë nga Afrika sub-sahariane.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore testuan të gjithë banorët dhe stafin të hënën pasi një grua shtatzënë nga Somalia që jetonte në hotel rezultoi pozitive gjatë një vizite në spitalin e Nafplio të dielën.

28-vjeçarja raportohet se është asimptomatike dhe ishte vendosur nën karantinë në objekt. Menjëherë pas këtij rasti punonjësit e shëndetësisë gjithashtu testuan punonjësit në klinikën lokale në Kranidi dhe stafin e IOM.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias vizitoi hotelin të martën për të diskutuar rrjedhën e duhur të veprimit me autoritetet lokale, por numri i saktë i infeksioneve do të njoftohet nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në konferencën ditore për shtyp më vonë gjatë ditës.

Prej 16 prillit hoteli ishte vendosur në karantinë, pasi një punëtore doli pozitive me Covid-19, ndërkohë personat e tjerë në hotel thanë se punëtorja nuk kishte qenë në hotel për 12 ditë.

Greqia ka shënuar deri më tani 119 viktima, ndërkohë numri i personave të infektuar deri më tani në vendin fqinj është 2.245 persona.

Burimi: ekathimerini.com

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2020, 14:02

AUSTRI – Mediat e huaja kanë raportuar se autoritetet austriake kanë konfirmuar lehtësimin e masave dhe rihapjen e vendit më parë se çdo vend tjetër i Ev...