Bota

E infektuar nga COVID-19, ndërron jetë gruaja shtatzënë, Albin Kurti shpreh ngushëllimet: U përkeqësua më 15 prill, se p

21 Prill 2020, 14:41 Nga DOSJA
E infektuar nga COVID-19, ndërron jetë gruaja shtatzënë,

PRISHTINË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti shprehur ngushëllimet e tij lidhur me ndarjen nga jeta të gruas shtatzënë pasi ishte infektuar nga koronavirusi.

Kurti shkruan se ishte njoftuar që gjendja e saj ishte rënduar më 15 prill dhe fatkeqsisht ajo nuk ia doli që të mposhtë koronavirusin. Gjithashtu kryeministri nuk ka lënë pa shpëtuar rastin që t’i përsërisë edhe njëherë qytetarëve që të respektojnë këshillar për të parandaluar një infektim të mundshëm.

“Në vend se të vijë në jetë edhe një, u shuan dy. V.P., nënë e një vajze dhe një djali, ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo ishte në javën e 28 të shtatzënisë. Por, fatkeqësisht, ajo nuk pati rastin që ta përqafojë foshnjën e saj as edhe njëherë të vetme. Edhe pse shumë prej nesh nuk e njohëm bashkëqytetaren tonë, ky rast sot na pikëlloi tej mase. Jam njoftuar që gjendja e saj ka qenë e rënduar prej kur është pranuar në Klinikën Infektive në Prishtinë me 15 prill. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor dhe kujdesit ndaj tyre, nëna dhe fëmija ndërruan jetë. Bashkëshortit, fëmijëve dhe mbarë familjes të së ndjerës u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Një humbje shumë e madhe, në një kohë të vështirë e të pazakonshme. Prandaj, ju lutem përmbajuni masave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ashtu që ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin. Secila jetë është e pazëvendësueshme.

Gruaja e infektuar humbi jetën ditën e sotme dhe lajmi u bë i ditur drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj. Numri total i të infektuarve me koronavirus aktualisht është 598, ndërsa i të shëruarve 123. Qeveria ndërkohë ka marrë një sërë masash shtrëngueshe dhe shumë qytete janë në karantinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti humb jetën gruaja shtatzënë koronavirusi ne kosove albin kurti humb jetën gruaja shtatzënë koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2020, 14:02

AUSTRI – Mediat e huaja kanë raportuar se autoritetet austriake kanë konfirmuar lehtësimin e masave dhe rihapjen e vendit më parë se çdo vend tjetër i Ev...