Bota

Organizata britanike futet në veprim/ Nis trajnimin e qenve për të dalluar njerëzit me Covid-19

21 Prill 2020, 16:00 Nga DOSJA
Organizata britanike futet në veprim/ Nis trajnimin e qenve për

LONDËR– Organizata britanike, Medical Detection Dogs, e cila më herët ka trajnuar qentë për të pikasur sëmundjet si kanceri parkinsoni dhe infektime bakteriale përmes nuhatjes, tashmë së bashku me  London School of Hygiene, Tropical Medicine (LSHTM) dhe universitetin Durham në Anglinë verilindore kanë nisur punën për të trajnuar qenë për të dalluar personat që janë të infektuar me Covid-19.

Organizatat shprehen se qentë do trajtohen për gjashtë javë.  Sipas tyre nëpërmjet identifikimit të aromës së Covid-19 ata mund të ndihmojnë në sigurimin e një diagnoze të shpejtë dhe nëpërmjet kësaj mund të luftojnë pandeminë.

Ata kanë shtuar se qentë mund të nuhasin edhe ndryshimet në temperaturën e lëkurës, ç’ka i bën të dobishëm edhe për të përcaktuar nëse një person ka apo jo temperaturë.

“Në parim, ne jemi të sigurtë se qentë mund ta nuhasin Covid -19. Ne synojmë që qentë të mund të analizojnë çdo person, edhe ata asimptomatikë, dhe të na tregojnë nëse duhen testuar apo jo.” – thotë Kler Guest, themeluese dhe drejtuese e Medical Detection Dogs.

Burim;abc7ny

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2020, 14:02

AUSTRI – Mediat e huaja kanë raportuar se autoritetet austriake kanë konfirmuar lehtësimin e masave dhe rihapjen e vendit më parë se çdo vend tjetër i Ev...