Bota

“Kam parë vdekjen me sy, pandemia më shndërroi në simbol”, flet Mattia, pacienti që futi koronavirusin në Itali shton

21 Prill 2020, 14:19 Nga DOSJA
“Kam parë vdekjen me sy, pandemia më shndërroi në

ITALI– Mattia Maestri, i njohur ndryshe si pacienti zero me Covid-19 në Itali, ka rrëfyer së fundmi të gjithë periudhën dy mujore që mbeti i shtruar në spital për shkak të virusit.

38-vjeçari që e nisi shtrimin e tij në krevatet e Codognos dhe e mbaroi në San Matteo në Pavia, tregon në një intervistë për gazetarin Giampaolo Visetti, në “La Repubblica“, se tashmë ndodhet në shtëpi. Aty ku e priste me ankth, e shoqja Valentina dhe Giulia e vogël, që erdhi në jetë vetëm para 12 ditësh.

Intervistën e tij, Mattia Maestri e nis me datën 17 shkurt, dita kur nisi përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore, e hën a që i shtoi ethet.

Maestri shprehet se fillimisht mjekët e kishin diagnostikuar me një penumoni të lehtë dhe i kishin dhënë disa mjekime, antibiotikë. Por grafia e mushkërive, të nesërmen, tregoi se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë se aq. Mattia u kthye në spital më 18 shkurt, ku tashmë shtretërit kishin filluar të mbusheshin.

Pas dy ditësh, Maestri u bë i sëmuri i parë në Itali, dhe ndoshta edhe në Evropë.

Kam humbur vetëdijen në Codogno duke menduar se kisha pneumoni të thjeshtë dhe u zgjova pas njëzet ditësh në Pavia, ku edhe e munda Covid-19. Unë isha një anonim por pandemia më ka shndërruar në një simbol në Evropë. Kam qenë në koma dhe e shihja vdekjen më sytë e mi, por tani po e shoh diellin,”– shton ai më tej.

Mattia Maestri shpjegoi më tej se si ishte pikërisht mosha e tij e re ajo që bëri që drita e kuqe paralajmëruese të ndizet. 38-vjeçari nga Codogno tha se mjekët, në fazën e tij të konvulsionit, flisnin për disa raste të pneumonisë anormale qysh në janar. Por ata ishin njerëz të moshuar dhe për këtë arsye, gjendja e tyre e shëndetësuar nuk u pa si alarm, e aq më pak t’u nënshtroheshin testit për Covid-19.

“Unë jam akoma i ri dhe sportiv, por përsëri mund të vdisja. Që prej asaj dite janë diagnostikuar mijëra njerëz, janë kuruar edhe te tjerë, që kanë menduar se mund të vdisnin,”– përfundon Mattia.

Mattia Maestri është 38-vjeçari që zuri vend në faqet e shumë mediave europianë, pasi në derën e jetës së tij trokiti Covid-19. Ai e ndante jetën mes  mes tre qyteteve të Italisë, por të gjitha dyshimet nisën kur Maestri u kthye nga një udhëtim nga Kina, më 21 janar.

Aktiviteti i parë që bëri Mattia jashtë, ishte të darkonte me kolegun e tij të punës, më datë 25 janar. Dhe pikërisht, ky 25 janar dyshohet të ketë filluar shpërndarjen e virusit, të cilin fillimisht e mori kolegu që punon për Mae e Fiorenzuola d’Arda, në provincën e Piacenza.

Pa e ditur se kishte virusin, Mattia nisi jetën e tij si gjithmonë, duke mos i ndarë kontaktet e përditshme…për të arritur këtu ku jemi sot. Tashmë Mattia është pranë familjes së tij dhe shëndoshë e mirë, por Italia është ende nën kthetrat e virusit të lig.

(f.m/dosja.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali koronavirusi ne itali mattia maestri itali koronavirusi ne itali mattia maestri

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2020, 14:02

AUSTRI – Mediat e huaja kanë raportuar se autoritetet austriake kanë konfirmuar lehtësimin e masave dhe rihapjen e vendit më parë se çdo vend tjetër i Ev...