Bota

Vendi i shtatë në botë më i prekur nga Covid-19, Turqia bën gati planin për t’iu rikthyer normalitetit pas muajit të Ra

21 Prill 2020, 15:56 Nga DOSJA
Vendi i shtatë në botë më i prekur nga Covid-19, Turqia

TURQI– Turqia e përfshirë nga koronavirusi ka ka bërë që nga Presidenti i vendit Erdogan e deri tek çdo zyrtar tjetër të punojë në këtë situatë të  vështirë që ka përfshirë vendin.

Ndërsa pas rasteve të shumta që shënoi ditët e para të shpërthimit tashmë në Turqi shihej një sheshim i kurbës së rasteve të reja, prandaj për këtë arsye vendi synon t’i rikthehet normalitetit pas mujait të Ramazanit.

“Ne synojmë të arrijmë respektimin maksimal të masave gjatë muajit të Ramazanit dhe, me dëshirën e Zotit, një rikthim në jetën normale për vendin tonë pas festës.”- është shprehur Erdogan.

Ky lajm vjen pasi shpërthimi i Covid-19 në Turqi deri më tani ka shënuar 90.981 të infektuar, duke u renditur më lartë se Kina për numrin e të infektuarëve, duke u bërë kështu edhe vendi i shtatë më goditur në botë.

Në të gjithë territorin turk nga fillimi i shpërthimit deri më tani janë regjistruar 2.140 viktima.

170,498 viktima, 2,483,113 të infektuar dhe 652,552 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 42,518 persona dhe 792,938 janë të prekur nga COVID-19. COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,114 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 20,852 viktima.

Burimi: Yenisafak

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi recep tayyip erdoğan koronavirusi ne turqi recep tayyip erdoğan

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2020, 14:02

AUSTRI – Mediat e huaja kanë raportuar se autoritetet austriake kanë konfirmuar lehtësimin e masave dhe rihapjen e vendit më parë se çdo vend tjetër i Ev...