Aktualitet

Durrësi, zona më e madhe e karantinimit, të riatdhesuarit: S’na bëjnë testet

21 Prill 2020, 15:28 Nga DOSJA
Durrësi, zona më e madhe e karantinimit, të riatdhesuarit:

DURRËS– Që prej 18 prillit, qeveria shqiptare nisi procesin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë dhe akomodimit të tyre në njësitë hoteliere në Durrës. Deri më tani, janë rreth 514 persona të riatdhesuar të akomoduar në 14 hotele. 

Nga ana e strukturave të Bashkisë së Durrësit është mbikqyrur përgatitja e infrastrukturës, ndërsa kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur këta hotele ka qenë përgjegjësi e qeverisë qendrore. 

Por, përse nuk u përfshi shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në këtë proces?

Marrjen e këtij vendimi e ka pasur pushteti qendror. Bashkia nuk ka rol”, tha Florian Tahiri, nënkryetar i Bashkisë Durrës.

Ndërkohë, në hotelet ku qendrojnë aktualisht të riatdhesuarit, mbahen nën mbikqyrjen e forcave ushtarake dhe ato të shëndetësisë, të cilët nuk lejojnë daljen e asnjë prej të karantinuarve. Plotësimi i nevojave të tyre kryhet nga stafi i hotelit, i cili gjithashtu është i karantinuar brenda ambienteve të hotelit.

Por, pavarësisht masave dhe menaxhimit të situatës nga strukturat shtetërore, qytetarët e izoluar nuk shprehen të kënaqur me këtë proces. Brunilda Isufi, një prej të riatdhesuarve pohon ekskluzivisht për A2 se ka munguar kontrolli shëndetësor. 

Të riatdhesuarit kërkojnë që t’u bëhen edhe testet, në mënyrë që ato që rezultojnë negative nga COVID-19 të lejohen të shkojnë në banesat e tyre, por kjo kërkesë në kushtet e pandemisë mbarë botërore duket e parealizueshme. 

Marrë nga A2 Cnn

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres koronavirusi ne shqiperi durres koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 13:25

GJIROKASTËR– Katër fasonë në Gjirokastër janë mbyllur duke lënë pa punë afro 600 punonjëse. Mësohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokas...