Aktualitet

21 Prill 2020, 13:25 Nga DOSJA

GJIROKASTËR– Katër fasonë në Gjirokastër janë mbyllur duke lënë pa punë afro 600 punonjëse. Mësohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur këto aktivitete pasi në ambientet e tyre janë konstatuar shkelje të protokollit të sigurisë që ka vendosur qeveria në lidhje me të gjitha bizneset që u vendosën të hapen.

Fasonët në fjalë nuk ruanin distancinimin prej 2 metrash mes punëtorëve, duke u rrekizuar jetën atyre.

Katër fasonëve u është lënë 24 kohë që të vendosin gjithçka siç duhet, ose, në të kundërt rrezikojnë edhe masa të rënda administrative.

Nga e hëna kanë nisur punën disa biznese të sektorit të prodhimit dhe shërbimeve e po ashtu në 27 prill do të hapen dhe disa dhjetëra biznese të tjera. Qeveria ka bërë me dije se të gjitha bizneset që janë hapur duhet të përmbushin protokollin e sigurisë, pasi do të ketë ndëshkime të forta për ata që nuk zbatojnë rregullat.

(F.M/DOSJA.AL)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster mbyllen kater fasone plani i masave per covid-19 gjirokaster mbyllen kater fasone plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll