Si u zbulua ‘pacienti zero’ me COVID-19 në Shqipëri, flet mjeku Muja: Kisha pak frikë, i mora tamponin, në 21:00
I ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte epidemiologu dhe mikrobiologu Rexhep Muja. Ai ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë dhe ka punuar si mjek familje në fillimet e karrierës duke pasur një eksperiencë edhe si Drejtor Spitali në Peshkopi. Më pas u specializua për Mikrobiologji në Universitetit e Shëndetit Publik në Tiranë dhe nga viti 2013 e në vazhdim është epidemiolog /mikrobiolog në Autoritetin Shëndetësor Rajonal Tiranë. Sot është në vijën e parë të gjurmimit të virusit në terren.
Muja është edhe doktori, i cili identifikoi dhe rastin zero të prekur nga virusi në vendin tonë dhe në studio ai zbuloi si ra në kontakt me rastin.
Mirela Milori: Si ratë në kontakt me këtë rast?
Rexhep Muja: Rasti zero ka qenë në Itali në Firence bashkë më familjen e tij, duke përjashtuar të atin dhe pas 10 ditësh qëndrimi kthehet në Shqipëri. Familja e tij kthehet nëpërmjet rrugës ajrore, ndërsa vetë pacienti zero kthehet në rrugën tokësore. Gjithë lëvizjen që ka bërë nga Firenze deri në ardhjen në Tiranë, që e ka rreth datës 26 ora 3 e mëngjesit. Pastaj ka vazhduar jetën e përditshme deri në datën 6, kur falë njohjeve që kam me të atin më shtron problemin e të birit që ka x shenja. Historiku na ndihmon shumë, pasi marrim historikun se ku ka lëvizur dhe kë ka takuar, aty del se çuni ka qenë në Firnece dhe është kthyer në datën 26. Ndërtohet në mendje një farë grafiku, që ne kapemi në periudhën e inkubimit dhe menjëherë i them të atit që ekziston mundësia ta jetë e tillë. Marrim disa të dhëna, si është temperatura, ka kollë, ka djersë, ka këputje, të gjitha ato shenja që shkojnë për shtat për virusin. Të gjitha si pacient ai i kishte. Ishte dita e parë data 6, e këshilloj të atin që do mbetemi në lidhje në datën 7. Po ashtu vepruam. Vajtëm për të marrë tamponin
Mirela Milori: Kishit frikë?
Rexhep Muja: Diçka frikë po, por detyrimisht është puna jonë dhe nuk duhet ta bëjmë me frikë, ndryshe të mund virusi po të kesh frikë, sidomos për ne virologët, unë them jo. Më datë 7, i ati i pacientit zero më thotë që shenjat klinike të tij janë zbutur, i them mos e largojë vëmendjen nga kjo sepse do të merremi përsëri më vonë. Në datën 8 vendosa ta testoj.
Mirela Milori: Shkuat?
Rexhep Muja: Shkuam në vatër dhe pastaj ishin gjithë familjarët aty, pyes gjithë familjarët mbi bazën e shenjave që kanë dhe vendosa të testoj çunin që është pacienti zero dhe të atin. Nga ora 9 e darkës telefonohem nga shefja e shërbimit të virioligjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvia Bino që rasti zero është ai që ju keni marrë tamponin në orën 12 të drekës.
Marrë nga tvklan.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Mposhti koronavirusin, flet mjeku Roland Xhaxho: Ja çfarë kërkoja në çastet më të vështira, si e kalova pa u intubuar
TIRANË- Mjeku i njohur reanimator, Roland Xhaxho, që doli sot nga Spitali Infektiv, pasi mposhti plotësisht koronavirusin, flet për herë të parë për sëmund...
Një javë me dhimbje dhëmbi, humb jetën 37-vjeçari i burgosur në Greqi, shokët thirrje shtetit: Nuk kemi para ta nisim tru
Greqi- Një 37-vjeçar me iniciale S.Z nga Vlora ka humbur jetën në burgun e Malandriut në Greqi. Lajmi është dhënë nga gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria...
Vëllai i të arrestuarit në Dibër përgënjeshtron policinë: 4 civilë e dhunuan, e morën zvarrë
DIBËR- Policia e Dibrës njoftoi sot se ka arrestuar një 50-vjeçar në Dibër, pasi kishte hakur lokalin e tij dhe nuk i ishte bindur urdhrit të Polici...
Mjeku Roland Xhaxho lë spitalin, para largimit u ka shprehur kolegëve mirënjohjen me tortë
TIRANË- Mjeku Roland Xhaxho ka lënë sot Spitalin Invektiv, pasi është shëruar plotësisht nga COVID-19. Xhaxho, para se te largohej nga spitali, ka ndarë e...
“Piku i COVID-19 ka kaluar”/ Flet mjeku Tanka që kuron të infektuarit tek “Shefqet Ndroqi”: Pacientët kanë edhe stre
Tiranë- Mjeku i spitalit Covid 2 (“Shefqet Ndroqi), Arben Tanka ka deklaruar së fundmi se piku i koronavirusit ka kaluar. Tanka në një intervistë për Ora News ...
Vatrat e rrezikshme në fasoneritë e Krujës dhe Kurbinit, a mund të gjurmohen 1300 familje me 21 teste në ditë?
TIRANË– Megjithëse Instituti i Shëndetit Publik e var suksesin e luftës ndaj koronavirusit në Shqipëri tek numri i personave të shtruar në spital, që për f...
EMRI+DETAJE/ Ishte shpallur i zhdukur nga familja prej dy ditësh, gjendet i vdekur 29-vjeçari në Dlevinë
SARANDË- Një 29-vjeçar që prej dy ditësh ishte shpallur në kërkim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve viktima është Enteo ...
I burgosuri tek “313-ta” i infektuar me COVID-19, italiani është arrestuar për trafik droge nga RENEA
Tiranë- Një i burgosur, i cili ndodhet në burgun ‘313’ në Tiranë rezulton i infektuar me COVID-19. Dosja.al mëson se i burgosuri është shtetas italian, i cili ë...
Gjykata e Posaçme nuk pranon kërkesën e SPAK, nuk zgjaten hetimet për 3 gjyqtarët që ulën dënimin e Dajtit
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e SPAK, për zgjatjen e hetimeve për tre gjyatëarët që vendosën që të ulnin dënimin e Dritan Dajtit...