Aktualitet

COVID-19, Bashkimi Europian jep 20 mijë teste për Shqipërinë, ndihma edhe për fqinjët e tjerë

21 Prill 2020, 13:34 Nga DOSJA
COVID-19, Bashkimi Europian jep 20 mijë teste për

TIRANË– Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera ka dhënë lajmin se Bashkimi Europian ka nisur teste për koronavirusin në Ballkan. Me anë të një postimi në Twitter, Calavera ka ndarë fotot e pakove me teste, duke përmendur edhe destinacionet e tyre. 

“Bashkimi Europian dhuron teste për Institutin e Shëndetit Publik të Shqipërisë, për Serbinë, Bosnje-Herzegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Jemi me të fortë bashkë,”-shkruan ajo.

Postimin e saj e ka shpërndarë edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka bërë të ditur se në Shqipëri kanë ardhur plot 20 mijë teste. 

“BE qëndron pranë Shqipërisë, janë nisur 20,000 teste për Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta ndaj pandemisë!,”-shkruan amasadori.

Që nga rastet e para të koronavirusit në fillim të marsit dhe deri më tani, në vend janë testuar 6017 raste të dyshuara si bartës të koronavirusit. Megjithatë oprej tyre vetëm  609 janë raste pozitive. Qeveria deri më tani ka qënë skeptike ndaj testimit masiv, ndërsa opozita e ka kërkuar me ngul duke iu referuar deklaratës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet be nis kite ne shqiperi luigi soreca be nis kite ne shqiperi luigi soreca

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 13:25

GJIROKASTËR– Katër fasonë në Gjirokastër janë mbyllur duke lënë pa punë afro 600 punonjëse. Mësohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokas...