Aktualitet

Kufiri Greqi-Shqipëri i mbyllur deri në 15 maj prej COVID-19. Ja kush mund të hyjë (KATEGORITË)

21 Prill 2020, 15:18 Nga DOSJA
Kufiri Greqi-Shqipëri i mbyllur deri në 15 maj prej COVID-19. Ja kush

Qeveria greke ka shtyrë deri më 15 maj 2020 masën për ndalimin e hyrjes në Greqi të qytetarëve nga Shqipëria.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare dhe të nënshkruar nga ministrat e shëndetësisë, transporteve dhe Marinës Tregtare, riprodhohet vendimi i 15 marsit, datë kur e njoftua mbyllja e kufirit për qytetarë nga vendet e treta dhe në nenin e fundit thuhet.
Ndalimet e vendimit përkatës janë në fuqi për periudhën kohore nga 15.04.2020 deri në orën 15,00 të datës 15.05.2020.

Zgjatja e afatit të ndalimit të hyrjes, është bërë pas rekomandimit nga komisioni shtetëror i përballimit të Covid-19-s.

Të dhënat epidemiologjike të shfaqjes së rasteve të koronavisurit në vende të tjera, si dhe arsyet e interesit publik, e bën të nevojshëm kufizimin e ndërlidhjeve me botën e jashtme, me qëllim kufizimin e shtrirjes së Koronavirusit Covid-19, nënvizon vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare.

Ashtu si dhe më herët, nga ndalimi i hyrjes përjashtohen: Shtetasit grekë, Mbajtësit e Kartës së Homogjenit, Mbajtësit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë në Greqi banesën e tyre kryesore.

I njëjti vendim shtyn deri më 15 maj edhe ndërlidhjet ajrore, tokësore dhe detare me Maqedoninë e Veriut, Italinë dhe Spanjën.

Më herët, Shërbimi i Aviacionit Civil kishte njoftuar se zgjatet deri në 15 maj, ndalimi i fluturimeve nga dhe drejt Italisë, Spanjës, Turqisë, Mbretërisë së bashkuar, Holandës dhe Gjermanisë.

Marrë nga Tribuna

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 13:25

GJIROKASTËR– Katër fasonë në Gjirokastër janë mbyllur duke lënë pa punë afro 600 punonjëse. Mësohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokas...