Aktualitet

“Pse na e bëre këtë o vëlla, të prisja…”, miqtë e 29-vjeçarit të vdekur në Delvinë përlotin rrjetin, dedikimet

21 Prill 2020, 15:24 Nga DOSJA

TIRANË– Miq, familjarë e të afërm kanë zgjedhur të shprehin dhimbjen e madhe për Enteo Isufajn, i cili u gjet i vdekur ditën e sotme në Delvinë. Ngushëllime ka shprehur edhe faqja e delvinjotëve në Facebook, me emrin Bashkimi Delvinjot.

Diten e sotme eshte gjetur ne afersi te fshatit Leftrehor trupi i pa jete i bashkeatdhetarit tone 29 vjecari Enteo Isufaj. I cili kishte tre dite qe kerkohej * BASHKIMI DELVINJOT * shprehe ngushellimet me te perzemerta familjes dhe te afermeve .u prehte ne paqe !!!!!!”- shkruhet krah fotos së të ndjerit në faqe.

“Pse na i bere kete more vlla pse na i bere. Do na mungosh shum jasht mase shum. U prefsh ne paqe vllai im do na mungosh,”- shkruan një i njohuri i viktimës.

“O vëllai im, o shpirti i vëllait. Pse vrave veten o vëlla, ti më the s’kam gjë o vëlla. Ti më fole pardje o vëlla, të prisja o vëllai im, folëm pardje, ç’na bëre vëllaçko,”– shkruan edhe një tjetër që tregon se para dy ditësh ka folur me të ndjerin.

Enteo Isufaj u gjet i vdekur sot në Delvinë, dhe prej dy ditësh kërkohej nga familja. Pranë trupit të Isufajt shtë gjetur edhe një pistoletë e llojit TT, por ende nuk dihet nëse i riu ka vrarë veten. Isufaj ishte edhe djali i një biznesmeni të njohur në zonë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delvine enteo isufaj delvine enteo isufaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 13:25

GJIROKASTËR– Katër fasonë në Gjirokastër janë mbyllur duke lënë pa punë afro 600 punonjëse. Mësohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokas...