Bota

Përhapja e Covid-19 detyron Spanjën të anulojë garën e famshme me dema në Pamplonas

21 Prill 2020, 13:45 Nga DOSJA
Përhapja e Covid-19 detyron Spanjën të anulojë garën e

SPANJË– Spanja njihet për traditat e saj unike ku mes shumë prej tyre përfshihet edhe gara e famshme e demave në Pamplonas.

Por si shkak i përhapjes së koronavirusit në vend është anuluar kjo garë duke bërë që njerëzit të mos përjetojnë të njëjtën kënaqësi që marrin nga atmosfera që krijohej për çdo vit.

Lajmi është bërë me dije nga bashkia e Pamplonas, duke njoftuar të gjithë qytetarët se festivali 9-ditor i San Ferminit, që mbahet në korrik, nuk do të zhvillohet.

Por ndër të tjera ai ka shtuar në një njoftim që ky thjeshtë është një njoftim që mund të ndryshojë në varësi të situatës. Por megjithatë njoftimi është pritur nga të gjithë duke parë situatën në vend.

Ndërkohë Kryebashkiaku i Pamplona Enrique Maya, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Burimi: AA

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll