Politike

Ish-deputeti Bumçi: Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër, do të ndalohen me të gjitha mënyrat

25 Mars 2019, 16:39 Nga DOSJA
Ish-deputeti Bumçi: Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër, do

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër.

Sipas Bumçit, zgjedhje të tilla do të ndalohen me të gjitha mënyrat nga ana e opozitës së bashkuar.

Nuk do ketë zgjedhje, jo tentativa. Nuk ka zgjedhje me një parti. Zgjedhjet do ndalohen me të gjitha mënyrat. Nuk do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Edi Rama ka dalë me krimin që ka kapur zgjedhjet. Nuk do të ketë zgjedhje me Ramën. Ky vend nuk mund të vazhdojë më në sundimin e një vendi që e ka marrë peng.

Prej më shumë se një muaji opozita ka djegur mandatet e saj. Opozita e bashkuar kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Megjithatë vendimi i opozitës nuk u mbështet nga të gjithë deputetët. Disa e mbajtën mandatin e tyre, ndërsa disa kandidatë të listës shumëemërore pranuan t’i zëvëndësonin ata që dogjën mandatin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aldo bumci edi rama zgjedhjet lokale 2019 aldo bumci edi rama zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll