Politike

“Sherri me Ramën në Kongres”, Gjylameti: Unë jam në punë, të tjerat janë spekulime

25 Mars 2019, 13:37 Nga DOSJA
“Sherri me Ramën në Kongres”, Gjylameti: Unë jam

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialsite, njëkohësisht dhe kryetarja e PS-së për Tiranën, Blerina Gjylameti, ka reaguar pas aludimeve se ajo kishte pasur një debat me Ramën gjatë kongresit.

E ftuar në edicionin e lajmeve në News 24, hodhi poshtë të gjitha zërat se ajo kishte bërë sherr me Ramën gjatë Kongresit të Partisë Socialiste. Gjylameti tha në studio se gjithë sa shkruhet në media janë spekulime dhe se ajo vijon të jetë në detyrë.

“Unë jam në detyrë. Të gjitha të tjerat janë spekulime të ditës. Do të flisja për ato çfarë arritëm në atë Kongres dhe jo për këto. Kemi një projekt të madh për të çuar përpara. Unë vazhdoj të punoj për projektin “Shqipëria që duam” më shumë se sa të dëgjoj çfarë thotë një individ apo një tjetër”.

E pyetur për marrëdhëniet me kryebashkiakun Veliaj, i cili do të jetë sërish kandidat i PS-së për zgjedhjet vendore, Gjylameti tha se me të ka bashkëpunim të mirë me fokus tek njerëzit.

Ndërsa listën e 100 kandidatëve për këshillin bashkiakë, Gjylameti e cilësoi një listë që: “Pasqyron një shumëllojshmëri që nga pjesa e personaliteteve të ndryshe dhe figurave të konsoliduara të PS. Mendoj që është një listë e kombinuar në të gjitha aspektet. Do të jetë një listë që do të shënojë tjetër fitore”, tha Gjylameti, duke iu shmangur pyetjes nëse ishte pyetur apo jo nga Veliaj për emrat, apo pse asnjë prej mbështetësve të saj nuk ishte pjesë e kësaj liste.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerina gjylameti konflikti me veliajn kongresi i socialistëve 23 mars 2019 sherri me ramen blerina gjylameti konflikti me veliajn kongresi i socialistëve 23 mars 2019 sherri me ramen

Sondazh

Poll