Politike

Pas gafës me Don Kishotin, Spiropali i ‘hakërrehet’ Bashës me Migjenin dhe Sokratin: Gënjen si derri i knaqun

25 Mars 2019, 16:13 Nga DOSJA
Pas gafës me Don Kishotin, Spiropali i ‘hakërrehet’

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas marrjes në pyetje të Lulzim Bashës nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me lobimin e PD në SHBA me vlerë 650 mijë dollarë.   (Lexo këtu)

Në reagimin e saj në Twitter, Spiropali i është ‘hakërryer’ Bashës me Migjenin dhe filozofin grek Sokratin, edhe pse vetëm pak javë më parë bëri një gafë me figurën e Don Kishotit. (Shiko këtu) 

“Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria i’a nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot!,”-shkruan Spiropali në Twitter.

Nga ana e qeverisë ka reaguar edhe numri dy i PS-së, Taulant Balla i cili tha se kryedemokrati Basha gënjeu sapo doli nga dera e Prokurorisë.

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar.

Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017. Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale.

(k.m/dosjaal)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali lidhja e pd me ruset lobimi i pd ne shba lulzim basha elisa spiropali lidhja e pd me ruset lobimi i pd ne shba lulzim basha

Sondazh

Poll