Politike

Lobimi i PD në SHBA/ Balla: Basha gënjeu tek pragu i Prokurorisë, hetimi nisi pas kallëzimit tim

25 Mars 2019, 12:09 Nga DOSJA
Lobimi i PD në SHBA/ Balla: Basha gënjeu tek pragu i Prokurorisë,

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialsite, Taulant Balla ka reaguar pas marrjes në pyetje të Lulzim Bashës nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me lobimin  e PD në SHBA me vlerë 650 mijë dollarë. (Lexo këtu)

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se Basha gënjeu pasi doli nga dera e Prokurorisë. “Me lehtësinë e genjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë”, shkruan Balla.

“Ju që i shkoni pas një njeriu si ky, i vetmi që gënjen edhe tek pragu i derës së Prokurorisë, si mund t’ia lejoni vetes t’ju tërheqë për hunde një matrioshkë si Lulzim Basha! Me lehtësinë e genjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë!!!

Po ai kallzimi im ndaj tij për këtë çështje pse u bë? Po FBI dhe Departmentit Amerikan të Drejtësisë, ky i’a ka kerkuar hetimin për veten? Po autoriteteve skoceze mos ua ka kërkuar Lulzimi të kryejnë hetimet për gati 1 milionë dollarë të padeklaruara, që i dolën në Amerikë si para ruse?

O ju njerez që ju sjellë verdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos u beni kukulla të kësaj matrioshke gënjeshtare!”, shkruan Balla.

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar.

Më 14 nëntor të 2017,  “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017. Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lidhja e pd me ruset lobimi i pd ne shba lulzim basha taulant balla lidhja e pd me ruset lobimi i pd ne shba lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll