Politike

Indiani mashtrues konsull nderi në Shqipëri, MPEJ: Ia hoqëm mandatin, s’kishte pasaportë diplomatike

25 Mars 2019, 14:46 Nga DOSJA
Indiani mashtrues konsull nderi në Shqipëri, MPEJ: Ia hoqëm

TIRANË  Pas skandalit  me vëllezërit indianë që kërkohen për 725 milionë dollarë mashtrim, ku njëri prej tyre  mori titullin “Konsull Nderi i Nigerisë” ka ardhur reagimi edhe nga Ministria e Jashtme. Në një deklaratë për mediat, MPEJ njofton se Nitin Sandesara, është emëruar Konsull në janar të vitit 2019. Ministria heq përgjegjësinë dhe thotë se procedura e dhënies së shtetësisë nuk varet nga ky dikaster. Sandesara nuk ka përfituar pasaportë diplomatike dhe as shërbimi, thuhet në reagim, dhe theksohet se është ndërprerë mandati i konsullit nga ana e MPEJ. Ndërkohë ditë e sotme, u publikua edhe raporti i SHISH për mënyrën sesi Sandesara u bë konsull. (Lexo ketu).

Reagimi i MPEJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon sa më poshtë lidhur me rastin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Nigeri, Nitin Sandesara:
Procedura e emërimit të z.Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019. Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare dhe pajisja me pasaportë shqiptare e z. Sandesara nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, apo është në kompetencat e këtij institucioni.
Për më shumë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sqaron se, ndonëse ka të drejtën e pajisjes me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, sipas VKM-së 335, dt. 2.9.1997, z. Sandesara nuk është pajisur, as me pasaportë diplomatike, as me pasaportë shërbimi.
Rasti i artikuluar së fundmi i z. Sandesara me nënshtetësi shqiptare, mund të cënojë imazhin dhe reputacionin e Institucionit të Konsullit të Nderit, por edhe atë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shtetit shqiptar në përgjithësi, pavarësisht faktit se veprimet e ndërmarra prej z. Sandesara janë në emrin e tij personal.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon se, ka të gjitha të drejtat ligjore për ndërprerjen e mandatit të Konsullit të Nderit.  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri për z.Nitin Sandesara me efekt të menjëhershëm.

Dy vëllezërit indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara, të kërkuar ndërkombëtarisht për një mashtrim prej 725 milionë dollarë, janë fshehur që prej 2018 janë fshehur në Shqipëri. Njëri prej tyre kishte marrë edhe titullin Konsull Nderi i Nigerisë në vendin tonë. Dy indianët kishin marrë shtetësinë shqiptare nga presidenti Meta, por ky i fundit reagoi dhe sqaroi se propozimi ishte bërë nga ministria e Turizmit. Ministri Blendi Klosi ende nuk ka reaguar, ndërsa kunati i dy vëllezërve u arrestua disa ditë më parë. (Lexo ketu).

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike indianet mashtruese nitin sandesara vellezerit indiane indianet mashtruese nitin sandesara vellezerit indiane

Sondazh

Poll