Politike

Shishja e alkoolit fshehur në xhaketën e deputetit gjerman ‘thyen’ rrjetin, Ralf Gjoni fshin komentet (Foto)

25 Mars 2019, 14:44 Nga DOSJA
Shishja e alkoolit fshehur në xhaketën e deputetit gjerman

TIRANË– Dy ditë më parë deputeti më i ri i Kuvendit nga radhët e LSI-së Ralf Gjoni në rrjetet e tij sociale publikoi një foto me deputetin laburist John Grogan.

“Me mikun tim shumë të mirë John Grogan MP, Deputet Laburist & Kryetar i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik. Mirënjohës për mbështetjen e tij të fortë në vite!”, shkruante Ralf Gjoni mbi foto.

Por me një sy të lirë mbi foto, sytë e ndjekësve të deputetit kanë shkuar tek një objekt i kuq në xhaketën e laburistit. Me një vështrim akoma më të mprehtë duket se ajo që “fsheh” brenda xhaketët Grogan është një shishe alkooli.

Ajo që vihet re pas publikimit të fotove janë komentet e fshira nga vetë Gjoni pas aludimeve për alkool.

Postimi i plotë:

Deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni pranoi mandatin dhe u betua si deputet më 17 mars duke zënë vendin e Luan Ramës. Zëvëndësimi erdhi pasi rreth një muaj më parë opozita e bashkuar vendosi për djegien e mandateve me pretendimin se parlamenti në të cilën ndodheshin ishte i “blerë” dhe nën kontrollin e kriminelëve. Opozita e bashkuar kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Megjithatë vendimi i opozitës nuk u mbështet nga të gjithë deputetët. Disa e mbajtën mandatin e tyre, ndërsa disa kandidatë të listës shumëemërore pranuan t’i zëvëndësonin ata që dogjën mandatin. (k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputeti gjerman me shishe alkooli john grogan ralf gjoni deputeti gjerman me shishe alkooli john grogan ralf gjoni

Sondazh

Poll