Politike

Debate në Komisionin e Ligjeve, Zguri: KQZ në vorbull, na mbroni. Manja: Situata s’më duket aq e ndezur

25 Mars 2019, 12:38 Nga DOSJA
Debate në Komisionin e Ligjeve, Zguri: KQZ në vorbull, na mbroni.

TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nuk ka kaluar pa debate, pavarësisht mungesës së opozitës.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri ka shprehur frikën se KQZ do të përfshihet në vorbullën e situatës politike.

Zguri ngriti shqetësimin se situata politike do të ndikojë në punën e KQZ, prandaj duhet një mbrojtje nga Kuvendi.

Përplasja politike me shumë gjasë nuk do e lërë KQZ pa e përfshirë në vorbullën e vet në organzimin e zgjedhjeve lokale. Për këtë Kuvendi duhet ta mbrojë KQZ-në. Zgjedhjet meritojnë një administratë të fortë dhe profesionale. Që zgjedhjet lokale të jenë me standarde Kuvendi duhet të mbështesë komisionin, sepse mund të kemi nevojë për ndihmën tuaj.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka thënë se situata politike në vend nuk është aq shqetësuese sa pretendohet.

Manja përsëriti ftesën për dialog me opozitën, dhe i tha kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri se mazhoranca do e japë ndihmën e saj për administrimin e zgjedhjeve.

Kemi dorën e shtrirë për opozitën, ftesën e hapur, por nuk mund ta ndalojmë këtë proces. Opozita i kërkon rregullat e lojës jashtë institucioneve dhe jam i sigurt që opozita do duhet t’i kthehet komisionit të reformës zgjedhore. Mua nuk më duket dhe aq e ndezur situata politike në Shqipëri, sa i përket administrimit të zgjedhjeve. Janë 62 parti me kryetare anonimë, që ndoshta kanë edhe probleme me ligjin, por partitë politike nuk i pengojnë dot qytetarët të votojnë. Do tu japim ndihmën tonë që ta administroni mirë procesin e zgjedhjeve më 30 qershor. Sa i përket shqetësimit për shitblerjen e votës ne si mazhorancë e kemi në tryezë dhe Reformën Zgjedhore dhe pse jo ashpërsime në kod.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri komisioni i ligjeve kriza politike ulsi manja klement zguri komisioni i ligjeve kriza politike ulsi manja

Sondazh

Poll