Politike

Vajti në Kongres, ish-polici i arrestuar për drogë i përgjigjet Berishës: I ke duart të lyera me gjak, mua më prangosi Ma

25 Mars 2019, 15:58 Nga DOSJA
Vajti në Kongres, ish-polici i arrestuar për drogë i

TIRANË- Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se në Kongresin e Partisë Socialiste mori pjesë edhe një ish-polic i cili ishte arrestuar për trafik kanabisi, flet për Dosja.al, Gjergj Dodani.

Dodani, mohon akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe sqaron arsyet pse mori pjesë në Kongresin e Socialistëve.

Dodani thotë se ka shërbyer për 26 vite në Policinë e Shtetit dhe ka qenë një nga inspektorët e dalluar të Policisë së Shtetit. Ai akuzon ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani si një nga urdhëruesit e arrestimit të tij.

Ish-polici shton se gjykata e ka pushuar çështjen në ngarkim të tij dhe se pret vendimin për dëmshpërblimin me rrogë.

Unë jetoj në një zonë ku dominon PD, që e ka marrë pushtetin me dhunë dhe me poshtërsi. Me hajdutët e zonës. Patjetër janë prishur interesat, mund t’ja ketë çuar Berishës. Duhet të merret me punët e tij se i ka duart e lyera me gjak. Mbasi prisha interesat e PD dhe LSI më futi në burg Ylli Manjani. U arrestova me urdhër të Ylli Manjanit sepse iu kam shkulur parcelat me drogë të tij dhe Berishës. Pasi dhashë këtë informacion, Manjani dha urdhër të më arrestonte. Drejtësia më dha pafajësi të plotë me pushim të dosjes. Në gjykatën Administrative kam kërkuar rrogën dhe jam vetë i shtatë pa punë. P****ët e Lulit, Monikës dhe Berishës nuk i dëgjoj. Nëse unë do denoncoja në prokurori kush do të më jepte mua të drejtë?

Ai tregon edhe arsyet pse mori pjesë në kongresin e PS. Dogani thotë se pjesëmarrja nuk ka lidhje me partitë politike, por me një ankesë të zgjidhur në platformën për bashkëqeverisjen, Shqipëriaqëduam, lidhur me hipotekën e shtëpisë së tij.

Unë kam qenë një nga qytetarët që ka shkruar tek Shqipëriaqëduam për dokumentet dhe hipotekën. Isha një nga qytetarët e përzgjedhur. Nuk jam pjesë e Partisë Socialiste dhe asnjë partie. Kam qenë në polici, 26 vite në Polici dhe nuk njoh as vërejtje dhe ndëshkime vetëm përgëzime dhe falenderime.

Më 23 mars, Partia Socialiste mblodhi Kongresin ku qytetarë të ndryshëm treguan eksperiencën e tyre me platformën Shqipëriaqëduam.al. Një prej tyre ishte edhe Dodani, i cili u denoncua nga qytetari dixhital.

Gjergj Dodani u arrestua më 12 korrik 2016 bashkë me Bibë Lukën, një tjetër efektiv të Komisariatit të Policisë në Pukë. Ata u ndaluan pasi dyshohej se kishin bashkëpunuar në kultivimin e rreth 21 mijë rrënjë kanabis në zonën e Luf-Qerretit. Dy policët akuzoheshin se kishin raportuar të dhëna të për kultivimin e bimëve narkotike.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e berishes gjergj dodani kongresi i socialisteve 23 mars ylli manjani akuzat e berishes gjergj dodani kongresi i socialisteve 23 mars ylli manjani

Sondazh

Poll