Politike

Pakti për Universitetin/ Rama: Do fusim Gjuhën Shqipe në Universitet, Biblioteka Dixhitale, në anglisht

25 Mars 2019, 11:15 Nga DOSJA
Pakti për Universitetin/ Rama: Do fusim Gjuhën Shqipe në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me pedagogë dhe studentë në kuadër të Paktit për Universitetin, nga ku ka dhënë lajmin se qeveria do t’ju sugjerojë Universiteteve që në çdo program studimi të shtohet edhe një lëndë ku të mësohet Gjuha Shqipe.  Rama tha se kjo është e vetmja rrugë për të luftuar mangësitë në gjuhën shqipe.

Shikojmë një agresion të madh ndaj gjuhës shqipe. Duam t’a fusim gjuhën shqipe në Universitet në të gjitha degët. Nuk ka mundësi të jesh gjeolog i mirë dhe të mos dish shqip. Po bëjmë një reflektim edhe për anglishten. Ka njëfarë rregulli që pa u marrë provimi, por është e vështirë të besohet se di anglisht nëse nuk di mirë shqip. Këto të dyja do të jenë pjesë e reflektimit. Do ta fuqizojmë kushtin për të qenë zotërues i gjuhës angleze duke nisur nga vetja. Duke ngritur një sistem ku studentët të përmirësojnë gjuhën angleze. Më të mirët lexojnë anglisht. Flas për studentët. Biblioteka Dixhitale është në dispozicion por është anglisht jo shqip. Se imagjinojmë dot të jetë shqip, të paktën jo në shekullin e 21-të. Sot për sot s’kemi mundësi dhe duhet të përqëndrohemi tek anglishtja. Gjuha shqipe me patjetër duhet të zejë vendin e vetë në Universitet.

Deklarata e Ramës u bë gjatë aktivitetit prezantues të portalit për studentët u-transparenca.al, një tjetër nga pikat që qeveria premtoi në Paktin për Universitetin. Ky portal synon të jetë një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në universitete.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gjuha shqipe ne universitete pakti per universitetin edi rama gjuha shqipe ne universitete pakti per universitetin

Sondazh

Poll