Dhunoi babanë dhe qëlloi me armë zjarri në banesë, Policia arreston 42-vjeçarin në Tiranë: Kanosi dhe efektivët
21 Prill 2020, 09:27Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar babanë e tij dhe ka qëlluar me armë në banesë. Në një reagim për mediat, Policia bën me dije se kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për ta arrestuar 42-vjeçari i ka kanosur me jetë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet duke përfituar nga errësira, por është kapur pas disa orësh ndjekjeje dhe kontrolli nga shërbimet e Policisë.
“Shtetasi R. L., 42 vjeç, djali i shtetasit Sh. L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri“, shtohet në njoftim.
NJOTIMI I PLOTË
Dhunoi babanë dhe qëlloi me armë zjarri në banesë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 42-vjeçari i ka kanosur me jetë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet duke përfituar nga errësira, por është kapur pas disa orësh ndjekjeje dhe kontrolli nga shërbimet e Policisë. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me të cilën autori qëlloi në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë marrë njoftim se ne fshatin Bulticë, Njësia Administrative Vaqarr, në banesën e shtetasit Sh. L., 64 vjeç, kishte të shtëna me armë. Menjëherë, në drejtim të adresës së dhënë nga qytetarët, janë nisur shërbimet e Policisë. Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi R. L., 42 vjeç, djali i shtetasit Sh. L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje 42-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por shtetasi R. L. ka mundur të dalë nga banesa nga një dalje dytësore dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.
Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij në një banesë të braktisur, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Shtetasi R. L., pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin Sh. L, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në banesë, por pa shkaktuar pasoja. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. L., për veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 25 orëve të fundit kanë rezultuar me COVID-19 pozitivë 25 persona të testuar. Në një deklaratë pë...
Tiranë- Ditën e sotme Komisoni i Ligjeve miratoi zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Në mbledhjen që u zhvillua online, e cila ...
Tiranë- Vdekja tragjike e një 23-vjeçari mesditën e së shtunës së 11 Prillit, është ende pa një përgjigje për prindërit dhe të afërmit e viktimës. Reldi ...
VLORË- Shitësit që punonin në “tregun e orizit” në Vlorë kanë dalë sot në protestë para bashkisë së qytetit. Ata shprehen se bashkia u mbylli vendin e punë...
Tiranë- Rikthehet Operacioni Forca e Ligjit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ditën e premte janë sekuestruar 3 makina luksoze, të cilat kanë qenë në rrethe...
Tiranë- Në “ABC e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi, Prof. Dr. Genc Sulçebe u shpreh se teknologjia mjekësore tashmë është e avancuar dhe se pritet që s...
DIBËR– Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë sot në Dibër, pasi gjat ëkontrolleve është konstatuar se ai kishte hapur lokalin në kundërshtim m...
VLORË- Policia e Vlorës ka zhvilluar disa kontrolle në fshatin Panaja dhe ka sekuestruar një sasi droge dhe armë pa leje. Në një njoftim për mediat blutë e...